Lajme Postuar më 4 November 2026, 16:14

Buka me drithëra vendase/ Kola: Rrit të mbjellat dhe aplikimin e bujqësisë rigjenerative

Nga Fabjona Pasho
Buka me drithëra vendase/ Kola: Rrit të mbjellat dhe aplikimin e


Buka është një nga ushqimet më të konsumuara në tryezat shqiptare, por mënyra e përpunimit të drithërave ndikon drejtpërdrejt në vlerat e saj ushqyese. Ndryshe nga buka e bardhë, e prodhuar me miell të rafinuar, buka integrale ruan pjesë të kokrrës së drithit që janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale. Përtej mënyrës së përpunimit, rëndësi ka edhe origjina e lëndës së parë. Përdorimi i grurit, thekrës, elbit dhe misrit të kultivuar në vend mund të krijojë mundësi të reja për fermerët shqiptarë, duke nxitur prodhimin bujqësor dhe duke reduktuar varësinë nga importet.

“Ne duhet të hamë një bukë të shëndetshme. Dhe një bukë e shëndetshme është një bukë e cila përbëhet nga të gjitha vlerat ushqimore që i dhunë natyra grurit. Që në kupton do të ketë embrionin, do të ketë fibrën që është krundja dhe të gjitha vlerat ushqimore. Industria këto 50 vitet e fundit ka vendosur që t'i zhvesh grurin nga embrioni krundja dhe t'i japë të prodhojë një bukë të bardhë. Kjo ka krijuar problemet e veta, duke qenë se një bukë zhvishet nga gjithë këto vlera organike, nga këto vlerat e natyrës. Shpesh kemi edhe problemet që vihen në botën në kohën moderne siç është intoleranca ndaj glutenit, problemet me tretjen e kështu me radhë. Prandaj ne mendojmë që është shumë e rëndësishme që kur ne konsumojmë një bukë, ajo bukë të jetë plot. Duke prodhuar një bukë me prodhimin vendas, atëherë tokë tona do të prodhojnë do të mbillet shumë shpesh me drithëra të ndryshëm, me grurë, me thekër, me elb, me misër. Do aplikohet bujqësia rigenerative, nuk do varem aq shumë sa varem nga drithërat e importit. Kështu që sfida jonë e ardhshme është edukimi i brezit të ri që të konsumojë një bukë të plotë”, u shpreh Kola. 
Kjo qasje ndaj prodhimit artizanal dhe përdorimit të drithërave vendas u prezantua edhe në Panairin e 32-të Ndërkombëtar të Tiranës, ku prodhues dhe sipërmarrës nga sektorë të ndryshëm patën mundësinë të promovojnë produktet dhe metodat e tyre të prodhimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat