Mbi 41 mijë vetëprodhues të energjisë, OSSH: Kapaciteti i instaluar ka arritur në 320 megavat

Prodhimi i energjisë elektrike për nevoja vetjake po njeh një zgjerim të shpejtë në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë familje, biznese dhe institucione po zgjedhin të instalojnë panele diellore, duke u kthyer nga konsumatorë të thjeshtë në prodhues të energjisë. Sipas të dhënave të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, aktualisht në vend numërohen mbi 41 mijë konsumatorë vetëprodhues, me një kapacitet të instaluar prej rreth 320 megavatësh.
Ky zhvillim nisi të marrë hov në vitet 2018-2019, pas lehtësimit të procedurave për lidhjen e impianteve vetëprodhuese me rrjetin elektrik. Sot, pjesa më e madhe e tyre i përket sektorit privat, ndërsa një numër i konsiderueshëm janë edhe institucione publike. Përqendrimi më i madh është në Tiranë dhe Durrës, ku zhvillimi urban dhe ekonomik ka nxitur investimet në energjinë diellore.
“Duke nisur me vitin 2018-2019, ku nëpërmjet udhëzimit numër 3 u lehtësua lidhja e impianteve vetëprodhuese deri në 500 kilovat me rrjetin e shpërndarjes. Sot që flasim, aktualisht jemi te 41 mijë e 629 konsumatorë vetëprodhues, me një fuqi prej 320 megavatësh”, tha Xheni Kazaferi, përfaqësues i OSSH
Por rritja e numrit të prodhuesve të energjisë sjell edhe sfida për rrjetin elektrik. Ai duhet të përshtatet për të përballuar jo vetëm furnizimin e konsumatorëve, por edhe energjinë që këta të fundit prodhojnë dhe hedhin në rrjet. Për këtë arsye, OSSH parashikon investime në infrastrukturë, por edhe monitorim dhe analiza teknike për administrimin e flukseve të energjisë.
“Investimi është një instrument i rëndësishëm i kësaj strategjie, por nuk është i vetmi. Kjo do të thotë analiza teknike, monitorim i rrjetit dhe administrim i flukseve të energjisë” theksoi Kazaferi.
Zgjerimi i prodhimit të energjisë nga vetë konsumatorët pritet të vijojë edhe në vitet e ardhshme, duke e kthyer përshtatjen e rrjetit elektrik në një nga sfidat kryesore për sistemin e shpërndarjes.
Buka me drithëra vendase/ Kola: Rrit të mbjellat dhe aplikimin e bujqësisë rigjenerative
Buka është një nga ushqimet më të konsumuara në tryezat shqiptare, por mënyra e përpunimit të drithërave ndikon drejtpërdrejt në vlerat e saj ushqyese. Ndryshe......
Investimet e huaja direkte - Xhepa: Kapitali të orientohet drejt prodhimit, jo vetëm pasurive të paluajtshme
Shqipëria renditet e dyta në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë, për vëllimin e investimeve të huaja direkte, por përqendrimi i tyre në pasuri të paluajtshme......
Rama për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga KE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke e cilësuar vlerësimin për Shqipërinë si më të......
Shqipëria përparon drejt BE - Progres raporti: Synohet mbyllja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027
Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin e progresit për vendet kandidate, që synojnë anëtarësimin në BE. Në raportin për Shqipërinë, nënvizohet se vendi......
Leku u forcua me 2.85%/ Shqipëria, ndër vendet me lëvizjet më të mëdha të kursit të këmbimit
Forcimi i lekut ndaj euros gjatë vitit 2025 e vendos Shqipërinë ndër vendet me lëvizjet më të theksuara të kursit të këmbimit në Europë. Sipas të dhënave të......
Fermerët, në protestë - Rreth 500 punonjës kërkojnë mbështetje përballë kostove në rritje në BE
Rreth 500 punonjës të sektorit bujqësor dhe përfaqësues sindikatash nga vende të ndryshme të Evropës protestuan të martën në Bruksel, duke kërkuar më shumë......
Si do kontrollohen “AirBnB”? - Malaj: Apartamentet që konstatohen bosh, paguajnë taksën
Apartamentet që punohen me qira ditore përmes platformave si “AirBnB” do të kenë kontroll të shtuar dhe do të jenë subjekt taksimi me qëllim uljen e......
Inflacion rekord - Çmimet në eurozonë arrijnë nivelin më të lartë në tre vite
Inflacioni në eurozonë është rritur në nivelin më të lartë të tre viteve, duke arritur në 4% në tetor, nga 3.8% një muaj më parë. Të dhënat e Eurostat......

