Shqipëria Postuar më 5 November 2026, 10:39

"Kokën lart" - Kryeministri për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë

Nga Edel Strazimiri

"Kokën lart" -  Kryeministri për progresraportin:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke deklaruar se Shqipëria ka marrë vlerësimin më të lartë deri më tani. Në një postim në platformën X, Rama e cilësoi raportin si një tjetër hap përpara drejt objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kreu i qeverisë e përshkroi vlerësimin si inkurajues, por theksoi se vendi ka ende shumë detyra për të përmbushur, ndërsa afatet e negociatave po bëhen gjithnjë e më të ngushta. Ai nënvizoi se progresi në procesin e integrimit nuk i zbeh problematikat e jetës së përditshme, të cilat, sipas tij, do të vijojnë të jenë në vëmendjen e qeverisë.

Rama u shpreh se vlerësimi i Komisionit Evropian duhet të shërbejë si motivim për të bërë më shumë dhe për të përmirësuar punën në vijim. Sipas tij, momenti aktual është optimal për integrimin, pasi dera e Bashkimit Evropian është e hapur dhe mundësia e anëtarësimit është më reale se kurrë.

Në fund të reagimit, kryeministri bëri thirrje për kapërcimin e ndasive, pakënaqësive dhe përçarjeve politike, duke e mbyllur mesazhin me shprehjen: “Kokën lart dhe përpara Shqipëri”.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat