“IA sfidon punësimin” - Bizneset automatizojnë proceset rutinë. Vështirësi për të rinjtë që kërkojnë të hyjnë në treg

Inteligjenca artificiale po kthehet gjithnjë e më shumë në një instrument praktik për bizneset, duke u mundësuar atyre të automatizojnë procese, të kursejnë kohë dhe të rrisin produktivitetin. Nga komunikimi me klientët, te krijimi i materialeve të marketingut dhe përpunimi i informacionit, teknologjia po ndryshon mënyrën se si funksionojnë kompanitë, edhe në Shqipëri dhe rajon.
Gjatë panelit “AI for Business Growth”, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, sipërmarrës dhe ekspertë të marketingut diskutuan mbi mundësitë që ofron inteligjenca artificiale për zhvillimin e bizneseve. Sipas tyre, kompanitë nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për investime të mëdha, por duhet të identifikojnë fillimisht proceset që mund të automatizohen.
“Problemet kryesore të një biznesi janë komunikimi dhe procedurat repetitive. AI është perfekt për të krijuar gjëra që janë repetitive, ndonjë foto, ndonjë dokument të shkruar apo raporte. Janë procese që mund të automatizohen nëse inteligjenca artificiale përdoret në mënyrë inteligjente dhe jo duke menduar se do të zëvendësojë njeriun”, u shpreh Daniel Taga.
Por përtej përfitimeve në eficiencë, përdorimi i kësaj teknologjie ngre edhe pikëpyetje për tregun e punës. Një nga shqetësimet lidhet me mundësitë e punësimit për të rinjtë, pasi automatizimi i detyrave bazë mund të kufizojë vendet ku të sapodiplomuarit fitojnë eksperiencën e parë profesionale.
“Studentët po kanë vështirësi më të madhe për t'u futur në punë dhe për të filluar karrierën, sepse karrierën e fillon me punë të lehta dhe AI po i zëvendëson punët e lehta. Kështu që studentët do të kenë vështirësi për të fituar eksperiencën dhe për t'u bërë profesionistë të nivelit të mesëm apo senior”, u shpreh Fisnik Ismaili.
Megjithatë, sipas ekspertëve, inteligjenca artificiale nuk e përjashton nevojën për kontributin njerëzor. Sidomos në sektorë si marketingu dhe krijimtaria, ideja, gjykimi profesional dhe njohja e klientit mbeten elementë të rëndësishëm për të prodhuar rezultate cilësore.
Sfidë për bizneset mbetet gjetja e ekuilibrit mes automatizimit dhe ekspertizës njerëzore, në një treg ku inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e përditshmërisë.
Buxheti 2027, Komisioneri paraqet kërkesat e institucionit në Kuvend
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, paraqiti më 5 nëntor 2026 kërkesat buxhetore të institucionit......
Kilometri i fundit i negociatave - Rama: Fati i vendit, në duart tona. De Sousa: Do të vijojmë mbështetjen
Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, progresraportin e Komisionit evropian për......
Modernizim sistemit të pagesave - Guvernatori Sejko, takim me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të BQE, Cipollone
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zhvilloi një takim me Piero Cipollone, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, i cili vizitoi Shqipërinë......
Pse kërcënohen avionët? - Vala e alarmeve për bomba ngre dyshime
Një valë e pazakontë alarmesh për bomba po trondit transportin ajror europian, duke detyruar avionë të ndryshojnë itineraret, aeroporte të ndërpresin......
Bizneset, optimiste për punësimin/ 80% në Shqipëri presin më shumë punonjës në pesë vitet e ardhshme
Tregu i punës në Shqipëri pritet të vijojë me një ecuri pozitive, të paktën sipas pritshmërive për zgjerimin e fuqisë punëtore në sektorin e biznesit. Të......
Gara globale për çipat - BE investon 525 milionë euro për të sfiduar dominimin aziatik
Bashkimi Europian po vë në dispozicion 525 milionë euro për të nxitur krijimin dhe zhvillimin e kompanive të reja që projektojnë çipa. Nisma e re, pjesë e......
Serbia me 4 ditë pune? - Fituesit e zgjedhjeve propozojnë 32 orë punë në javë pa ulje të pagës
Lista Studentore në Serbi ka prezantuar një program të ri për ndryshimin e kushteve të punës dhe të drejtave sociale, ku një nga propozimet kryesore është......
Vlerësohet Banka e Shqipërisë - Raporti i fundit i KE 2026 konfirmon përafrimin me standardet evropiane
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë vlerëson miratimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, duke evidentuar një hap të rëndësishëm drejt......

