Prodhuesit në TIF 32, propozime për rritjen e konkurrueshmërisë dhe Paketën Fiskale

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ngre shqetësimin për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, kostot e biznesit dhe mungesën e konsultimit për Paketën Fiskale 2027. Ekspertët kërkojnë më shumë transparencë, stabilitet fiskal dhe mbështetje për sektorin prodhues.
Në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF 32), Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Konkurrueshmëria e Ekonomisë Shqiptare: Sfidat dhe Rreziqet”, ku në fokus ishte ndikimi i ndryshimeve fiskale në sipërmarrje dhe ekonominë shqiptare.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve, Arben Shkodra, deklaroi se modeli aktual ekonomik nuk është i përshtatshëm për të garantuar konkurrueshmëri në tregun e përbashkët europian. Ai kritikoi mungesën e një mekanizmi të besueshëm për konsultimin publik-privat, duke e cilësuar këtë si një nga problematikat kryesore të marrëdhënies mes biznesit dhe institucioneve.
Shkodra theksoi gjithashtu nevojën për derregullim të vazhdueshëm, pasi kostot e procedurave dhe burokracisë përbëjnë një barrë të konsiderueshme për sipërmarrjen.
Kreu i ProExport Albania, Edvin Prence, paralajmëroi se rritja e kostove, kursi i këmbimit dhe pagat po ndikojnë negativisht te eksportuesit. Sipas tij, këto presione mund të përkthehen në rritje të mëtejshme të çmimeve, duke rënduar si biznesin, ashtu edhe konsumatorin.
Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj vuri në dukje se sektori prodhues mbetet i nënvlerësuar në politikat fiskale dhe në shpërndarjen e shpenzimeve buxhetore. Ai ngriti shqetësimin për ndikimin e kursit të euros te subjektet eksportuese dhe mungesën e një analize të qartë institucionale për këtë situatë.
Ndërsa eksperti Mateo Spaho kritikoi mënyrën e hartimit të Paketës Fiskale 2027, duke argumentuar se ndryshimet në taksa duhet të diskutohen pasi të jenë përcaktuar prioritetet e shpenzimeve publike.
Ai kundërshtoi mungesën e argumentimit për ndryshimet e propozuara, përfshirë rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% dhe uljen e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë. Spaho kërkoi transparencë dhe llogaridhënie më të madhe ndaj biznesit dhe qytetarëve.
Tryeza evidentoi nevojën për një dialog më të strukturuar mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si dhe për politika fiskale që mbështesin prodhimin, eksportet dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.
Ministri Hoxha me kryeministrin rumun: Mbështetje për integrimin në BE, ekonominë dhe investimet
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga Kryeministri i Rumanisë, Luca Niculescu. Biseda u fokusua në......
KE kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me fokus të veçantë te......
Përafrimi me standartin europian, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit
Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e......
“IA sfidon punësimin” - Bizneset automatizojnë proceset rutinë. Vështirësi për të rinjtë që kërkojnë të hyjnë në treg
Inteligjenca artificiale po kthehet gjithnjë e më shumë në një instrument praktik për bizneset, duke u mundësuar atyre të automatizojnë procese, të kursejnë......
Buxheti 2027, Komisioneri paraqet kërkesat e institucionit në Kuvend
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, paraqiti më 5 nëntor 2026 kërkesat buxhetore të institucionit......
Kilometri i fundit i negociatave - Rama: Fati i vendit, në duart tona. De Sousa: Do të vijojmë mbështetjen
Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, progresraportin e Komisionit evropian për......
Modernizim sistemit të pagesave - Guvernatori Sejko, takim me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të BQE, Cipollone
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zhvilloi një takim me Piero Cipollone, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, i cili vizitoi Shqipërinë......
Pse kërcënohen avionët? - Vala e alarmeve për bomba ngre dyshime
Një valë e pazakontë alarmesh për bomba po trondit transportin ajror europian, duke detyruar avionë të ndryshojnë itineraret, aeroporte të ndërpresin......

