Diga e Zadejës, më pranë - KESH investon për lidhjen me rrugët nacionale

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe shërbimit në zonën e digës së Zadejës, si dhe ndërtimin e rrethimit në biefin e poshtëm të saj. Fondi limit i përllogaritur për këtë projekt është 220 milionë e 701 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh digën e Zadejës me aksin nacional Shkodër-Mjedë, si dhe segmentin që lidh zonën e Dejës me tunelin e shkarkimit.
Në dokumentet teknike theksohet se një pjesë e konsiderueshme e rrugës është dëmtuar rëndë, deri në pikën që në disa segmente është bërë pothuajse e pakalueshme. Probleme paraqet edhe rruga tjetër e aksesit drejt tunelit të shkarkimit, ndërsa projekti parashikon gjithashtu ndërhyrje për rritjen e sigurisë së digës, përmes rregullimit të rrethimit në biefin e poshtëm.
Punimet do të shtrihen në dy drejtime kryesore: në krahun e djathtë të digës, në segmentin që e lidh atë me rrugën nacionale Shkodër-Mjedë, pranë urës së Spatharit, si dhe në krahun e majtë, nga tuneli i shkarkimit deri në fshatin Dejë.
Projekti parashikon rehabilitimin e rrugëve sipas parametrave të kategorisë F, me një karrexhatë me gjerësi 4 metra e bankina anësore. Këto ndërhyrje synojnë të garantojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të lehtësojnë transportin e komunitetit të zonës.
Një prej segmenteve që do të rehabilitohet ka gjatësi rreth 2.2 kilometra dhe kalon në pjesën e poshtme të digës, ku ndodhet edhe tuneli i shkarkimit të emergjencës.
Ndërhyrja konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për mirëmbajtjen dhe administrimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, por edhe për përmirësimin e komunikimit rrugor dhe sigurisë në një zonë me rëndësi për infrastrukturën energjetike të vendit, thuhet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
35.15 mld lekë për rrugët në 2027 - Ministri Karakaçi: Financohen projektet madhore në vend
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka prezantuar fondin prej 35.15 miliardë lekësh që buxheti i vitit 2027 parashikon për zhvillimin e......
12 mijë lekë për çdo fëmijë - Qeveria miraton mbështetjen financiare për familjet kujdestare
Familjet që marrin në kujdes fëmijë përmes skemës së kujdesit alternativ do të përfitojnë mbështetje financiare mujore dhe vjetore nga shteti, ndërsa familjet......
Transferimi i aseteve energjetike - Ndryshojnë kushtet/ Drafti i ERE ruan pragjet financiare, por shton garancitë për furnizimin
Kompanitë e energjisë elektrike do të duhet të plotësojnë kushte më specifike për të shitur, transferuar, dhënë me qira apo hipotekuar asetet. Një......
Resortet, me rregulla të reja - Vendimi/ si ndryshon kategorizimi për strukturat turistike
Bujtina, hotele, apart-hotele, resorte dhe struktura të trashëgimisë kulturore. Këto janë disa prej kategorive të akomodimit turistik që do të përfshihen në......
Tirana pret investitorët - Forumi BE-Ballkani Perëndimor rikthehet më 25–26 nëntor
Tirana do të bëhet në fund të nëntorit qendra e diskutimeve për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Më 25......
Qeveria miraton vendimin e funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP
Qeveria ka miratuar sot vendimin për funksionimin e ATRAKO-s. Agjencia është një institucion publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit të......
Kategorizimi i strukturave akomoduese, qeveria përcakton 11 llojet: nga bujtina tek resortet mikse
Në mbledhjen e saj të sotshme Qeveria mes vendimeve të miratuara ka kaluar edhe atë për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese, sipas tipologjisë,......
Prodhuesit në TIF 32, propozime për rritjen e konkurrueshmërisë dhe Paketën Fiskale
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ngre shqetësimin për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, kostot e biznesit dhe mungesën e konsultimit për Paketën Fiskale......

