Rritet energjia e rinovueshme - Ekonomitë në zhvillim barazojnë vendet e zhvilluara në kapacitete të reja

Ekonomitë në zhvillim, jashtë Kinës, pritet të shtojnë për herë të parë po aq kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme sa vendet e zhvilluara gjatë pesë viteve të ardhshme. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), kriza aktuale energjetike dhe rritja e çmimeve të naftës e gazit po përshpejtojnë orientimin drejt burimeve alternative.
Në nivel global, kapacitetet e energjisë së rinovueshme parashikohet të rriten me afro 4.800 gigavatë gjatë periudhës 2026–2031. Ekonomitë në zhvillim pritet të shtojnë rreth 1.100 gigavatë, po aq sa vendet e zhvilluara, ndërsa Kina do të kontribuojë me rreth 2.550 gigavatë.
Rritja më e shpejtë pritet në Azinë Juglindore, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, ku kapacitetet e reja mund të trefishohen, kryesisht falë instalimeve diellore. Kina do të mbetet kontribuuesja më e madhe në zgjerimin global, por pesha e saj pritet të bjerë nga 60% në vitin 2025 në 53% deri në vitin 2031.
Ndërkohë, India po shfaqet si vendi i dytë në botë për ritmin e instalimit të energjive të rinovueshme. Kontributi i saj në rritjen globale pritet të dyfishohet deri në vitin 2031, duke arritur në afro 8.5%.
Megjithatë, zhvillimi i sektorit përballet ende me pengesa të rëndësishme. Sipas IEA-së, projektet që presin lidhjen me rrjetet elektrike janë rritur me 60% gjatë vitit të fundit, duke arritur një kapacitet katër herë më të madh se energjia e erës dhe ajo diellore e lidhur me rrjetet gjatë së njëjtës periudhë.
Vonesat në rrjetet elektrike pritet të frenojnë veçanërisht zgjerimin në ekonomitë e zhvilluara. Në Europë, shtimi vjetor i kapaciteteve të reja deri në vitin 2031 parashikohet të mbetet afërsisht në nivelet e vitit 2025.
IEA vlerëson gjithashtu se deri në vitin 2031, energjitë e rinovueshme do të mbulojnë 6% të kërkesës globale për energji në transport. Agjencia ka rritur me 40% parashikimin për biokarburantet, si pasojë e kërkesave më të larta për përzierjen e tyre me karburantet tradicionale.
Humbje nga taksat - Franca dhe Gjermania kryesojnë listën, 8 miliardë euro lidhen me Britaninë
Vendet e Bashkimit Europian humbasin rreth 59.3 miliardë euro në vit nga të ardhurat tatimore, për shkak të zhvendosjes së fitimeve të kompanive shumëkombëshe......
Kripto, taksë 10% mbi fitimet - Parlamenti grek miraton ligjin. Përjashtohen fitimet deri në 500 euro në vit
Greqia ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të tregut të kriptomonedhave, pasi Parlamenti ka miratuar një ligj që vendos taksimin e fitimeve......
Italia tërhiqet përpara kritikave - Qeveria, e hapur për ndryshimin e “taksës së daljes” për të pasurit
Italia mund të ndryshojë projektin për vendosjen e një takse të re mbi fitimet kapitale të individëve të pasur që transferojnë rezidencën e tyre tatimore......
Serbia “vulos” zgjedhjet - Rezultatet përfundimtare: Lista e studentëve siguron 140 mandate, 53.01% të votave
Lista Studentore ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi me 53.01% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni......
Të “zhytur” në borxhe - Raporti i Bankës Botërore: Vendeve më të varfra, në nivel rekord 9.4 trilionë USD
Borxhi i vendeve në zhvillim u rrit në një shifër rekord prej 9.4 trilionë dollarësh vitin e kaluar, me më të varfrit që paguajnë normat më të larta të......
Një model i ri administrimi - Projektligji/ Trashëgimia kulturore, shteti forcon kontrollin mbi pronat
Trashëgimia kulturore në Shqipëri mund të hyjë në një fazë të re administrimi, ku krahas ruajtjes së vlerave historike, synohet edhe rritja e rolit të saj në......
“Modernizim i ushtrisë” - Nufi: Synohet përmbushja e objektivave të NATO-s
Ministria e Mbrojtjes do të ketë në dispozicion rreth 76,6 miliardë lekë në vitin 2027. Projektbuxheti u prezantua në komisionin parlamentar për Çështjet e......
Ekonomia ndërron “fytyrë”/ Dibra kryeson zhvendosjen strukturore, Vlora zgjeron peshën e shërbimeve
Ekonomia e qarqeve shqiptare ka ndryshuar ndjeshëm strukturë gjatë viteve të fundit, me zhvendosje të peshës së aktiviteteve nga bujqësia dhe industria drejt......

