Një model i ri administrimi - Projektligji/ Trashëgimia kulturore, shteti forcon kontrollin mbi pronat

Trashëgimia kulturore në Shqipëri mund të hyjë në një fazë të re administrimi, ku krahas ruajtjes së vlerave historike, synohet edhe rritja e rolit të saj në zhvillimin ekonomik. Kjo është filozofia që përcjell projektligji i propozuar për ndryshimin e ligjit nr. 27/2018, i cili është botuar për konsultim publik.
Një prej elementeve më të rëndësishme të nismës lidhet me marrëdhënien mes pronës private dhe interesit publik për mbrojtjen e trashëgimisë. Projektligji nuk parashikon konfiskimin automatik të pronave private që shpallen pasuri me interes kulturor. Megjithatë, pronarët do të duhet të respektojnë detyrime më të qarta për mirëmbajtjen, konservimin dhe ndërhyrjet në këto objekte.
Në raste të caktuara, barra financiare për ruajtjen e pasurisë mund të përfshijë edhe pronarin ose poseduesin. Shuma do të përcaktohet mbi bazën e kostove të dokumentuara dhe të verifikuara, duke zbritur pjesën e financuar nga shteti. Para vendosjes së detyrimit, pronari do të ketë të drejtën të paraqesë kundërshtimet e tij brenda një afati minimal prej 15 ditësh. Vendimi i ministrit duhet të jetë i arsyetuar dhe mund të ankimohet në gjykatë.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me mënyrën se si do të vlerësohen pronat private me rëndësi kulturore kur shteti kërkon t'i blejë ose t'i shpronësojë për interes publik. Për përcaktimin e vlerës nuk do të merret parasysh vetëm çmimi i zakonshëm i tregut. Në llogaritje do të përfshihen edhe rëndësia historike, arkitektonike dhe artistike, autenticiteti dhe gjendja fizike e objektit.
Projektligji parashikon gjithashtu mundësinë që shteti të ndërhyjë në rastet kur kërkohet leje për nxjerrjen përfundimtare jashtë Shqipërisë të objekteve me vlera të veçanta ose unike. Në këto rrethana, institucionet përgjegjëse mund t'i propozojnë ministrisë blerjen e objektit kundrejt një kompensimi të drejtë.
Ndryshimet synojnë të vendosin një sistem më të kontrolluar për tregtimin e pasurive kulturore. Aktiviteti tregtar në këtë sektor do të mund të ushtrohet vetëm nga subjekte të licencuara, të cilat duhet të deklarojnë përmbushjen e detyrimeve ligjore gjatë regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Institucionet përgjegjëse do të informohen për subjektet e regjistruara, ndërsa shkeljet e përsëritura mund të çojnë deri në revokimin e licencës me urdhër të ministrit.
Projektligji parashikon gjithashtu procedura më të hollësishme për hyrjen dhe daljen e objekteve kulturore nga territori shqiptar.
“Modernizim i ushtrisë” - Nufi: Synohet përmbushja e objektivave të NATO-s
Ministria e Mbrojtjes do të ketë në dispozicion rreth 76,6 miliardë lekë në vitin 2027. Projektbuxheti u prezantua në komisionin parlamentar për Çështjet e......
Ekonomia ndërron “fytyrë”/ Dibra kryeson zhvendosjen strukturore, Vlora zgjeron peshën e shërbimeve
Ekonomia e qarqeve shqiptare ka ndryshuar ndjeshëm strukturë gjatë viteve të fundit, me zhvendosje të peshës së aktiviteteve nga bujqësia dhe industria drejt......
Harta globale e internetit/ Shqipëria regjistron afro 86% përdorim
Aksesi në internet është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të jetës moderne, duke ndikuar në mënyrën se si njerëzit komunikojnë, punojnë,......
Diga e Zadejës, më pranë - KESH investon për lidhjen me rrugët nacionale
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe shërbimit në zonën e digës së Zadejës, si dhe......
35.15 mld lekë për rrugët në 2027 - Ministri Karakaçi: Financohen projektet madhore në vend
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka prezantuar fondin prej 35.15 miliardë lekësh që buxheti i vitit 2027 parashikon për zhvillimin e......
12 mijë lekë për çdo fëmijë - Qeveria miraton mbështetjen financiare për familjet kujdestare
Familjet që marrin në kujdes fëmijë përmes skemës së kujdesit alternativ do të përfitojnë mbështetje financiare mujore dhe vjetore nga shteti, ndërsa familjet......
Transferimi i aseteve energjetike - Ndryshojnë kushtet/ Drafti i ERE ruan pragjet financiare, por shton garancitë për furnizimin
Kompanitë e energjisë elektrike do të duhet të plotësojnë kushte më specifike për të shitur, transferuar, dhënë me qira apo hipotekuar asetet. Një......
Resortet, me rregulla të reja - Vendimi/ si ndryshon kategorizimi për strukturat turistike
Bujtina, hotele, apart-hotele, resorte dhe struktura të trashëgimisë kulturore. Këto janë disa prej kategorive të akomodimit turistik që do të përfshihen në......

