Shqipëria Postuar më 6 November 2026, 12:23

Avancon Bypass-i i Tiranës - Rama: Do të çlirojë kryeqytetin nga ngarkesa e trafikut

Nga Fabjona Pasho

Avancon Bypass-i i Tiranës - Rama: Do të çlirojë

Punimet për ndërtimin e bypass-it të tiranës kanë avancuar deri në nivelin 50%, ndërsa për segmentin e mbetur prej 11 kilometrash pritet miratimi i marrëveshjes së financimit brenda tremujorit të parë të vitit 2027.

Kryeministrin Edi Rama, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilluan një inspektim në aksin që lidh korridorin blu. Kryeministri Edi Rama, tha se ky aks çliron ngarkesën e trafikut në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.  

Të gjithë duhet ta mbajnë parasysh, në këtë zonë është e ndjeshme rritja e vlerës së pronës së tyre, çdo shpronësim do bëhet sipas ligjit. Ndërkohë do jetë një aks që do e çlirojë qytetin nga një ngarkesë e tepërt, e cila është një ngarkesë e detyruar në mungesë të këtij aksi, ku të gjithë futen në Tiranë, kështu një pjesë e fluksit do teë vazhdojë lirshëm drejt jugut dhe pjesa tjetër do ketë më shumë lirshmëri për të hyrë dhe për të dalë në kryeqytet.

Është një segment shumë I rëndësishëm sepse bën ndërlidhjen e autostradës tiranë-Durrës me autostradën Tiranë-Elbasan. Lidhemi nga nyja e Kasharit edhe dalim në TEG, duke anashkaluar hyrjen në Tiranë. Punimet kanë ecur mirë, jemi në nivelin e deri 50% të punimeve të kryera për 2 lotet e kontraktuara. Pjesa vijuese 11 km është me financim të BERZH, për të cilën ne kemi marrë edhe një grant rreth 40%, rreth 53 milionë euro nga korniza e Ballkanit Perëndimor për investime.   NE presim që brenda tre mujorit të parë të 2027 të miratojmë marrëveshjen e financimit për të vijuar  edhe punimet në pjesën e mbetur. Ky është një aks shumë I rëndësishëm sepse lidh edhe dy koncensionet e Korridorit Blu, Thumanë- Kashar me Kashar-Lekaj. 

Kashar-Lekaj ka ecur mirë, kemi miratuar projektin e zbatimit dhe projektin teknik. Brenda vitit ne fillojmë ndërtimin. Brenda muajit nëntor unë parashikoj shpronësimet e para të koncensionit Kashar-Rrogozhinë dhe pastaj fillojnë punimet për këtë aks të rëndësishëm që lidh korridorin Blu. 

Ndërkaq, drejtori i ARRSH, Ami Kozeli shpjegoi më shumë detaje të projektit.

Bypass-i i Tiranës parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 21,6 kilometrash, me dy korsi për secilin drejtim dhe katër nyje kryesore lidhëse. Dy lotet e para përfshijnë rreth 8,2 kilometra, me një investim prej 5,9 miliardë lekësh. 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat