Prioritetet e SHBA në Shqipëri - Ambasadori Eric Wendt, mesazh për popullin shqiptar

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, nëpërmjet një mesazhi ka shpalosur prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri gjatë mandatit të tij në Tiranë. Sipas tij, tre prioritetet gjatë kohës si ambasador do të jenë fusha e mbrojtjes, rritja e tregtisë e investimeve me përfitime të ndërsjella mes dy vendeve, si dhe lufta ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Së bashku do të diskutojmë mënyrat tradicionale, por edhe ide të reja dhe krijuese, për të bashkëpunuar në mënyrë sa më efektive në të ardhmen, duke u përqendruar në tri fusha kyçe me përfitim të ndërsjellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë. E para është të bëhemi më të fortë. Ne bëhemi më të fortë duke ndërtuar kapacitete reale mbrojtëse dhe duke përmbushur pjesën tonë të drejtë të përgjegjësive si aleatë. E dyta është të bëhemi më të begatë. Do të gjejmë mënyra për të rritur tregtinë, investimet dhe mundësitë, me përfitime të ndërsjella për amerikanët dhe shqiptarët. E treta është të bëhemi më të sigurt. Do të bashkëpunojmë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe për mbrojtjen e interesave tona të përbashkëta”, tha ambasadori.
Gjithashtu, ambasadori amarikan ka bërë të ditur se do të marri pjesë në takime të shumta me liderët e ndryshëm politikë, si dhe me përfaqësues të qeverisë, drejtues ushtarakë, drejtues të biznesit, përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe drejtues të tjerë. Ndërkohë, që në takimet e tij nuk do të mungojnë edhe qytetarë të zakonshëm amerikanë dhe shqiptarë.
Mesazhi i plotë i Ambasadorit të SHBA, Eric Wendt
“Ndërsa nis detyrën time si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Presidentin Trump dhe Sekretarin Rubio për besimin e treguar ndaj meje. Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj popullin shqiptar për mikpritjen e ngrohtë që i keni rezervuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë shërbimit tim të mëparshëm ushtarak, së bashku me Forcat Speciale Shqiptare, si dhe gjatë udhëtimeve të mia nëpër Shqipëri, ku kam takuar qytetarë të zakonshëm shqiptarë, kam përjetuar personalisht faktin se shqiptarët janë një popull jashtëzakonisht mikpritës, punëtor dhe krenar.
Gjatë muajve të ardhshëm, nën drejtimin tim si ambasador, Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një vlerësim, i cili do të ndihmojë në përcaktimin e rrugës sonë përpara.
Në kuadër të këtij vlerësimi, mezi pres të udhëtoj drejt disa qyteteve dhe zonave të Shqipërisë, siç është praktikë e zakonshme diplomatike. Do të marr pjesë në takime të shumta me liderët e ndryshëm politikë që ju keni zgjedhur, si dhe me përfaqësues të qeverisë, drejtues ushtarakë, drejtues të biznesit, përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe drejtues të tjerë.
Gjithashtu, mezi pres të takohem me qytetarë të zakonshëm amerikanë dhe shqiptarë.
Së bashku do të diskutojmë mënyrat tradicionale, por edhe ide të reja dhe krijuese, për të bashkëpunuar në mënyrë sa më efektive në të ardhmen, duke u përqendruar në tri fusha kyçe me përfitim të ndërsjellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë.
E para është të bëhemi më të fortë. Ne bëhemi më të fortë duke ndërtuar kapacitete reale mbrojtëse dhe duke përmbushur pjesën tonë të drejtë të përgjegjësive si aleatë.
E dyta është të bëhemi më të begatë. Do të gjejmë mënyra për të rritur tregtinë, investimet dhe mundësitë, me përfitime të ndërsjella për amerikanët dhe shqiptarët.
E treta është të bëhemi më të sigurt. Do të bashkëpunojmë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe për mbrojtjen e interesave tona të përbashkëta.
Ndërsa zhvillojmë këtë vlerësim gjatë muajve të ardhshëm dhe përcaktojmë një rrugë të përbashkët drejt një të ardhmeje më të fortë, më të begatë dhe më të sigurt, mezi pres gjithashtu të mësoj më shumë për popullin shqiptar, për historinë tuaj krenare dhe të përjetoj edhe një herë personalisht mikpritjen tuaj legjendare.
Jam vërtet i nderuar dhe i bekuar që kam mundësinë të shërbej në Shqipëri si ambasador i Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ndajnë një histori të fuqishme, një miqësi dhe një respekt të thellë të ndërsjellë.
Së bashku mund të realizojmë gjëra konkrete.
Ecim së bashku. Shkojmë së bashku”.
Avancon Bypass-i i Tiranës - Rama: Do të çlirojë kryeqytetin nga ngarkesa e trafikut
Punimet për ndërtimin e bypass-it të tiranës kanë avancuar deri në nivelin 50%, ndërsa për segmentin e mbetur prej 11 kilometrash pritet miratimi i......
Sa kurseu rivlerësimi? - Qytetarët përfituan 177 milionë euro deri në tetor
Qytetarët shqiptarë kanë kursyer rreth 177 milionë euro nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme si rrjedhojë e zbatimit të procesit të......
Rritet energjia e rinovueshme - Ekonomitë në zhvillim barazojnë vendet e zhvilluara në kapacitete të reja
Ekonomitë në zhvillim, jashtë Kinës, pritet të shtojnë për herë të parë po aq kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme sa vendet e zhvilluara gjatë pesë......
Humbje nga taksat - Franca dhe Gjermania kryesojnë listën, 8 miliardë euro lidhen me Britaninë
Vendet e Bashkimit Europian humbasin rreth 59.3 miliardë euro në vit nga të ardhurat tatimore, për shkak të zhvendosjes së fitimeve të kompanive shumëkombëshe......
Kripto, taksë 10% mbi fitimet - Parlamenti grek miraton ligjin. Përjashtohen fitimet deri në 500 euro në vit
Greqia ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të tregut të kriptomonedhave, pasi Parlamenti ka miratuar një ligj që vendos taksimin e fitimeve......
Italia tërhiqet përpara kritikave - Qeveria, e hapur për ndryshimin e “taksës së daljes” për të pasurit
Italia mund të ndryshojë projektin për vendosjen e një takse të re mbi fitimet kapitale të individëve të pasur që transferojnë rezidencën e tyre tatimore......
Serbia “vulos” zgjedhjet - Rezultatet përfundimtare: Lista e studentëve siguron 140 mandate, 53.01% të votave
Lista Studentore ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi me 53.01% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni......
Të “zhytur” në borxhe - Raporti i Bankës Botërore: Vendeve më të varfra, në nivel rekord 9.4 trilionë USD
Borxhi i vendeve në zhvillim u rrit në një shifër rekord prej 9.4 trilionë dollarësh vitin e kaluar, me më të varfrit që paguajnë normat më të larta të......

