Shqipëria Postuar më 6 November 2026, 11:57

Sa kurseu rivlerësimi? - Qytetarët përfituan 177 milionë euro deri në tetor 

Nga Elisabeta Dosku

Sa kurseu rivlerësimi? - Qytetarët përfituan 177 milionë

Qytetarët shqiptarë kanë kursyer rreth 177 milionë euro nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme si rrjedhojë e zbatimit të procesit të rivlerësimit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga momenti i nisjes nga zbatimi i ligjit  në muajin Prill deri në Tetor, individët dhe bizneset kanë përfituar nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me 5 %, duke mos paguar në buxhet afro 177  milionë euro, duke ulur kostot fiskale dhe duke përfituar nga lehtësitë ligjore në fuqi.

Të dhënat paralelisht tregojnë interes të lartë të qytetarëve për të përfituar nga kjo inciativë. 

Duke marrë në konsideratë faktin se në procesin e fundit të rivlerësimit , në vitin 2022, të ardhurat e arkëtuara ishin 5.6 miliardë lekë,  qeveria parashikon që të ardhurat nga ky zë, në përfundim të procesit të rivlerësimit të jenë akoma më të larta.

Ligji që u jep të drejtën qytetarëve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5%.

Afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 Dhjetor 2026,  por kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të cilat janë kryer pagesat e tatimit, por nuk kanë përfunduar procedurat administrative nga ASHK-ja brenda datës 31 dhjetor 2026, konsiderohen objekt rivlerësimi sipas këtij ligji dhe procedurat administrative përfundojnë deri më 31 mars 2027.

Gjithashtu ligji u jep të drejtë edhe personave juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, që të  bëjnë rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive brenda datës 31 dhjetor 2026.

Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat