Bota Postuar më 7 November 2026, 10:21

Marrëveshjet SHBA-Kinë/ Uashingtoni kërkon përmbushjen e angazhimit për metalet e rralla

Nga Scan TV

Marrëveshjet SHBA-Kinë/ Uashingtoni kërkon përmbushjen e

Administrata Trump kërkoi të premten që Pekini të zbatojë menjëherë angazhimet e tij sipas një marrëveshjeje tregtare gati njëvjeçare, veçanërisht për furnizimin me metale të rralla dhe minerale të tjera kritike, si dhe blerjet bujqësore. Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së Jamieson Greer i kërkuan zëvendëskryeministrit kinez He Lifeng në një telefonatë që të zbatojë kushtet e paktit të rënë dakord në Korenë e Jugut, në tetor 2025. 

Por, negociatori kryesor i Kinës për marrëdhëniet tregtare me SHBA-në tha se ka rënë dakord me homologët amerikanë që të vazhdojnë konsultimet për një zhvillim "të qëndrueshëm dhe pozitiv" të tregtisë. 

Presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping pritet të takohen në samitin e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Shenzhen të Kinës, më 18 dhe 19 nëntor, dhe në samitin e G20-ës në Miami më 14 dhe 15 dhjetor.

Administrata Trump ka dekjlaruar se do të ndjekë tregti të ekuilibruar me Kinën duke "monitoruar pajtueshmërinë me angazhimet e kaluara, duke zhbllokuar përfitime të qëndrueshme për fermerët, blegtorët, prodhuesit dhe punëtorët amerikanë".

Marrëveshja tregtare e Busanit, e cila skadon më 10 janar, i kufizoi tarifat amerikane mbi mallrat kineze të zbatuara gjatë mandatit të dytë të Trump në rreth 20%. Kina është zotuar të blejë 25 milionë ton sojë amerikane për tre vitet e ardhshme dhe të rrisë blerjet e mallrave të tjera bujqësore amerikane me 17 miliardë dollarë. 

Pekini ka sinjalizuar se lëshimet tarifore mbeten thelbësore. Ministri kinez I tregtisë tha se Kina ishte e hapur për të blerë më shumë mallra bujqësore amerikane, por vetëm nëse të dyja palët zbatojnë marrëveshjen e tyre reciproke për uljen e tarifave.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat