Europa kundër Trump/ BE-ja hedh poshtë marrëveshjen e sigurisë 'të madhe' me Rusinë
Udhëheqësit evropianë kanë hedhur poshtë me vendosmëri çdo përpjekje nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia për të riformësuar arkitekturën e sigurisë së kontinentit pa përfshirjen e tyre, pas sugjerimit të Presidentit Donald Trump se Uashingtoni mund të jetë pranë një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Moskën që do të shtrihet përtej Ukrainës dhe do të përfshijë të gjithë Evropën.
Njoftimi i bërë nga Trump këtë javë ngriti shqetësime të reja tek aleatët evropianë të Uashingtonit se administrata amerikane mund të jetë duke lëvizur drejt një marrëveshjeje sigurie që i përshtatet kërkesave të hershme të presidentit rus Vladimir Putin në kurriz të interesave evropiane.
Trump e përshkroi marrëveshjen e mundshme si “shumë të madhe” që përfshin jo vetëm Ukrainën, por “të gjithë Evropën”: “Do të jetë shumë e madhe. Do të përfshijë më shumë se vetëm Ukrainën, dhe madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën”, tha Trump. Komentet e tij erdhën ndërsa i dërguari i tij i posaçëm dhe dhëndri, Jared Kushner, njoftoi se Uashingtoni po punonte për një arkitekturë më të gjerë të sigurisë evropiane që synonte të krijonte kushtet për paqe të qëndrueshme.
Iniciativa solli menjëherë kundërshtim nga zyrtarët evropianë, të cilët këmbëngulin se marrëveshjet e sigurisë së kontinentit nuk mund të rinegociohen pa europianët “Ne tashmë kemi një arkitekturë evropiane të sigurisë”, u tha gazetarëve të premten në Varshavë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. "Problemi mbetet se Rusia vazhdon të shkelë traktatet që e mbështesin atë. NATO nuk përbënte asnjë kërcënim për Rusinë në vitin 2021 dhe nuk përbën asnjë kërcënim për Rusinë për momentin. Putini nuk ka të drejtë vetoje mbi sigurinë evropiane" tha Kallas që theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian do të duhet të përfshihet në çdo marrëveshje nëse ajo do të zbatohet. Qëndrimi i saj u mbështet nga Ministri i Jashtëm polak, Radoslaë Sikorski, i cili paralajmëroi se çdo marrëveshje që lidhet me Ukrainën dhe të ardhmen e Evropës pa pjesëmarrjen evropiane do të ishte politikisht e papranueshme dhe praktikisht e pamundur.
Kosova aplikon për SEPA/ Një hap drejt BE, synon uljen e kostove të transfertave në euro
Kosova hedh një hap të rëndësishëm drejt integrimit financiar europian. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për......
Evropë, protesta kundër IA/ Aktivistët hyjnë në kantierin e qendrës së të dhënave të Microsoft
Protestuesit hynë me forcë në kantierin e ndërtimit të një qendre të të dhënave të Microsoft në Amsterdam të premten. Prej dy ditësh po mbahen protesta si......
Alarmet për bombë në Europë. Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor
Në lidhje me raportimet e ditëve të fundit për kërcënime me bombë ndaj disa fluturimeve në Europë, Wizz Air siguron opinionin publik se çdo situatë po......
Kontrolle për lavazhet - AKUK nis aksionin kundër lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujit
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur kontrollet në terren ndaj lavazheve që furnizohen në mënyrë të paligjshme nga rrjeti publik i ujit.......
Banesat, sinjalet e sektorit/ Deloitte: Tregu vendas ndjek tendencën europiane
Tregu i banesave në Shqipëri vijon të shoqërohet me pritshmëri për rritje të çmimeve gjatë vitit 2026, megjithëse zhvillimet në sektorin e pasurive të......
Shqipëria, drejt turizmit cilësor? - Autenticiteti dhe shërbimi, faktorët që përcaktojnë konkurrueshmërinë e vendit
Rritja e numrit të turistëve nuk mjafton për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. Sfida e radhës është krijimi i një oferte......
Prioritetet e SHBA në Shqipëri - Ambasadori Eric Wendt, mesazh për popullin shqiptar
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, nëpërmjet një mesazhi ka shpalosur prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri gjatë mandatit të tij në Tiranë.......
Avancon Bypass-i i Tiranës - Rama: Do të çlirojë kryeqytetin nga ngarkesa e trafikut
Punimet për ndërtimin e bypass-it të tiranës kanë avancuar deri në nivelin 50%, ndërsa për segmentin e mbetur prej 11 kilometrash pritet miratimi i......

