Shtimi i destinacioneve nga Rinasi/ Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit, falë reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ishte sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, nga ku u shpreh mbi zhvillimet në sektorin e aviacionit dhe zgjerimin e aktivitetit të kompanive ajrore që operojnë në Shqipëri. Gjatë prononcimit të tij, ministri bëri të ditur se një prej operatorëve më të rëndësishëm low-cost ka njoftuar shtimin e linjave ajrore dhe zgjerimin e flotës së tij në aeroportin e Rinasit
“Kënaqësi të isha sot në aeroportin e Rinasit, ku një nga operatorët më të rëndësishëm low cost ka njoftuar shtimin e linjave ajrore, por edhe shtimin e flotës së vet në këtë aeroport.
Sigurisht ky është një sinjal shumë i mirë për aviacionin në Shqipëri, pasi vazhdojmë me rritjen e tij dhe kjo është falë edhe gjithë punës që ka bërë Qeveria Shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve. Sigurisht kemi ecur me liberalizimin e linjave, duke futur tashmë dhe linjat që quhen low cost,” u shpreh ministri.
Ministri ia atribuoi këtë ecuri edhe politikave të ndjekura ndër vite nga qeveria, duke veçuar liberalizimin e tregut ajror dhe uljen e tarifës për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro.
“Po ashtu kemi ulur tarifën për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro, që sot aktualisht është ndër më të ulëtat në rajon dhe në Europë. Dhe sigurisht të gjitha këto kanë bërë të mundur që aeroporti i Rinasit të jetë më i madhi në rajon. Shifrat tregojnë që trafiku ajror i vitit 2026 parashikohet të jetë rreth 18.3% më i madh se viti 2025. Ne nuk krahasohemi fare me shifrat e vitit 2019, siç bëjnë shumë shtete të tjera, pasi në krahasim me vitin 2019, ne jemi mbi trefish të trafikut ajror.
Sigurisht për të bërë të mundur kontrollin dhe navigimin e trafikut ajror nga ana e Albcontrol, shoqërisë shtetërore të trafikut ajror, janë bërë të gjitha investimet e nevojshme, si nga ana e kapitalit njerëzor, por edhe nga ana e teknologjisë që ky trafik të vazhdojë dhe të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe sigurisht për mua ishte shumë kënaqësi të flisja me përfaqësuesit e linjës ajrore, por edhe të aeroportit dhe për të dëgjuar të gjitha planet e zgjerimit,”- sqaroi Karakaçi.
Sipas ministrit, ky zhvillim përbën një sinjal pozitiv për ecurinë e aviacionit në vend, i cili pritet të vijojë rritjen edhe gjatë vitit 2026.
“Dhe një lajm tjetër po ashtu domethënës për trafikun ajror në Shqipëri është që këto nivele që ne parashikojmë të mbyllim në vitin 2026 me përpunimin e mbi 13.5 milionë pasagjerësh, janë bërë pa asnjë incentivë mbështetëse financiare nga ana e Qeverisë Shqiptare, siç ka ndodhur dhe në shtetet e tjera,” theksoi ai.
Në vizitën e tij në Rinas ministri Karakaçi shoqërohej nga drejtuesi operacional i aeroportit si edhe njëri nga drejtuesit rajonalë të kompanisë WizzAir.
Nga kërkesa e komunitetit në realitet/ Shkolla e Labinot Katundit pajiset me laborator TIK
Shkolla e Labinot Katundit, në njësinë administrative Labinot Mal të Elbasanit, do të ketë për herë të parë një laborator të Teknologjisë së Informacionit dhe......
Çmimet e ushqimeve në Evropë/ Ku po rriten më shpejt çmimet e ushqimeve? Italia rast ekstrem
Rritjet e çmimeve të ushqimeve në Evropë kanë qenë e vazhdueshme dhe produktet e freskëta po bëhen më të shtrenjta, me çmimet që u rritën me 8% në Francë dhe......
Mbështetje rumune për biznesin/ Hoxha: Angazhim për rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe......
Mbrojtja nga hakerat/ Tregu i sigurimeve në Greqi, 398 mijë polica për sulmet kibernetike
Sulmet kibernetike tani kërcënojnë çdo biznes dhe individ, pavarësisht madhësisë. Siguria dixhitale dhe sigurimi kibernetik po bëhen gjithnjë e më thelbësore......
Çfarë i tremb shqiptarët online? Siguria e fëmijëve, vjedhja e të dhënave dhe parave kryesojnë shqetësimet
Përdorimi gjithnjë e më i madh i internetit dhe mjeteve digjitale po shoqërohet edhe me shqetësime të reja për sigurinë, privatësinë dhe ndikimin e......
Si ndryshoi marrdhënia tregtare? Më shumë automjete nga Britania, drithëra drejt saj
Shkëmbimet tregtare të mallrave mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar paraqesin një strukturë të ndryshme në varësi të drejtimit të tregtisë. Automjetet......
Skema rajonale e kartave/ Zëvendësguvernatorja flet për infrastrukturën e tregut financiar
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare mbi Skemat Rajonale të Kartave dhe......
Lidhja universitet-biznes/ 50 projekte në vit për kërkim shkencor dhe inovacion
Pesëdhjetë projekte të përbashkëta ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat synohet të financohen çdo vit gjatë periudhës 2027–2029. Objektivi është......

