Çfarë i tremb shqiptarët online? Siguria e fëmijëve, vjedhja e të dhënave dhe parave kryesojnë shqetësimet
Përdorimi gjithnjë e më i madh i internetit dhe mjeteve digjitale po shoqërohet edhe me shqetësime të reja për sigurinë, privatësinë dhe ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme. Në Shqipëri, shqetësimi kryesor lidhet me sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në internet, një temë që rezulton më e theksuar se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportit Balkan Barometer 2025, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), 50% e të anketuarve në Shqipëri përmendin sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve si shqetësimin kryesor që lidhet me përdorimin e internetit. Kjo është 7 pikë përqindje mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor, ku ky shqetësim ndahet nga 43% e qytetarëve.
Në vendin e dytë renditen krimet në internet, si vjedhja e të dhënave personale apo e informacionit të kartave bankare. Për këtë rrezik shprehen të shqetësuar 39% e shqiptarëve, pothuajse në të njëjtin nivel me mesataren rajonale prej 40%.
Një tjetër element ku Shqipëria qëndron nën mesataren rajonale është siguria e pagesave online. Vetëm 21% e të anketuarve në vend e identifikojnë këtë si shqetësim, kundrejt 26% në nivel rajonal. Ndërkohë, 13% shprehen të shqetësuar për mungesën e aftësive të nevojshme digjitale për të përdorur në mënyrë aktive teknologjinë, njësoj sa mesatarja e rajonit.
Edhe frika se përdorimi i inteligjencës artificiale mund të çojë në humbjen e vendeve të punës rezulton relativisht e ulët në Shqipëri. Vetëm 6% e të anketuarve e përmendin këtë si shqetësim, krahasuar me 8% në Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, një nga të dhënat më interesante të raportit lidhet me qytetarët që nuk shohin arsye për t'u shqetësuar nga shtimi i përdorimit të internetit dhe mjeteve digjitale. Në Shqipëri, kjo përgjigje regjistron 30%, kundrejt 22% në mesataren rajonale. Shqipëria ka kështu përqindjen më të lartë në rajon të personave që deklarojnë se nuk shqetësohen nga këto zhvillime.
Si ndryshoi marrdhënia tregtare? Më shumë automjete nga Britania, drithëra drejt saj
Shkëmbimet tregtare të mallrave mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar paraqesin një strukturë të ndryshme në varësi të drejtimit të tregtisë. Automjetet......
Skema rajonale e kartave/ Zëvendësguvernatorja flet për infrastrukturën e tregut financiar
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare mbi Skemat Rajonale të Kartave dhe......
Lidhja universitet-biznes/ 50 projekte në vit për kërkim shkencor dhe inovacion
Pesëdhjetë projekte të përbashkëta ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat synohet të financohen çdo vit gjatë periudhës 2027–2029. Objektivi është......
Investitorët drejt tregut shqiptar/ TIF 32 mbyll dyert, katër ditë takimesh dhe mundësish të reja për ekonominë
Katër ditë ekspozita, takime biznesi, prezantime teknologjike dhe diskutime mbi të ardhmen e ekonomisë. Edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës......
Rënia e çmimit të vajit të ullirit/ Spanja heq nga tregu 188 mijë ton vaj ulliri, 12 për qind e prodhimit
Prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në botë do mbajë të bllokuar 12% të prodhimit për të ndaluar rënien e mëtejshme të çmimeve. Është hera e parë që Spanja......
SHBA, zgjedhjet e mesmandatit/ Sa kushtoi humbja e Senatit? Më shumë se 1 miliard dollarë
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA të vitit 2026 ishin më të shtrenjtat në histori, sipas grupit mbikëqyrës jopartiak OpenSecrets. Në betejën për Senatin e......
Kontroll mbi mbetjet - Projektvendimi/ Gjurmueshmëri të plotë nga krijimi deri në asgjësim
Menaxhimi i mbetjeve të rrezikshme pritet t’i nënshtrohet rregullave më të qarta për identifikimin, ambalazhimin, transportin, magazinimin dhe dorëzimin e......
Marrëveshjet SHBA-Kinë/ Uashingtoni kërkon përmbushjen e angazhimit për metalet e rralla
Administrata Trump kërkoi të premten që Pekini të zbatojë menjëherë angazhimet e tij sipas një marrëveshjeje tregtare gati njëvjeçare, veçanërisht për......

