Shqipëria Postuar më 7 November 2026, 12:38

Skema rajonale e kartave/ Zëvendësguvernatorja flet për infrastrukturën e tregut financiar

Nga Scan TV

Skema rajonale e kartave/ Zëvendësguvernatorja flet për

Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare mbi Skemat Rajonale të Kartave dhe Infrastrukturat e Tregut Financiar për Pagesat me Vlerë të Vogël, organizuar nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Zaçaj foli për progresin e arritur ndër vite nga Banka e Shqipërisë në modernizimin e sistemeve të pagesave dhe në përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian. Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, ka ulur ndjeshëm kostot e transfertave ndërkufitare për qytetarët dhe bizneset shqiptare, tha ajo, duke shtuar se një tjetër fazë e rëndësishme në modernizimin e infrastrukturës së pagesave në Shqipëri është zbatimi i projektit TIPS Clone. Ai do të mundësojë kryerjen e pagesave brenda pak sekondash dhe do të shoqërohet me përfitime të rëndësishme ekonomike. 

Zaçaj nënvizoi se suksesi i kësaj infrastrukture do të matet me përdorimin e saj të gjerë nga qytetarët, bizneset dhe institucionet publike. Në këtë drejtim, prioritet do të jetë zhvillimi i shërbimeve të reja, si pagesat me kod QR etj. Digjitalizimi i pagesave publike dhe zgjerimi i pranimit të pagesave elektronike nga tregtarët do të kontribuojnë gjithashtu në përdorimin e tyre në jetën e përditshme dhe në uljen e përdorimit të parasë fizike.

Ndër prioritetet e mëtejshme, Zaçaj përmendi uljen e kostove të pranimit të pagesave elektronike, përmes rregullimit të tarifave të shkëmbimit për pagesat me karta. Këto zhvillime synojnë të nxisin shërbime më të përshtatura për nevojat e klientëve dhe t’u japin atyre më shumë kontroll mbi përdorimin e të dhënave financiare.

Në veçanti, ajo nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimet dhe forcimit të besimit në instrumentet digjitale të pagesave.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat