Europa Postuar më 7 November 2026, 10:26

Rënia e çmimit të vajit të ullirit/ Spanja heq nga tregu 188 mijë ton vaj ulliri, 12 për qind e prodhimit

Nga Scan TV

Rënia e çmimit të vajit të ullirit/ Spanja heq nga tregu

Prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në botë do mbajë të bllokuar 12% të prodhimit për të ndaluar rënien e mëtejshme të çmimeve. Është hera e parë që Spanja ka përdorur këtë masë, e cila lë jashtë tregut deri në fund të shtatorit 2027rreth 188,000 ton vaj ulliri.

Spanja u ka urdhëruar fabrikave të vajit të ullirit të magazinojnë 12% të prodhimit të tyre nga nëntori 2026 për të rregulluar furnizimin duke hequr përkohësisht një pjesë të vajit nga tregu.

Masa, e botuar të premten në Gazetën Zyrtare të Spanjës, zbatohet për prodhimin kur fabrikat raportojnë prodhimin e çdo muaji. Fabrikat mund ta ruajnë vajin ose në mjediset e tyre ose në një vend të palës së tretë.

Drejtoria e Përgjithshme për Prodhimin dhe Tregjet Bujqësore tha se masa përjashton prodhimin e raportuar për tetorin dhe muajt e mëparshëm. Vaji i futur në magazinim duhet të qëndrojë jashtë tregut deri më 30 shtator 2027, në fund të sezonit.

Vendimi vjen në një kohë kur Spanja pret të vjela të bollshme dhe tashmë ka rezerva të larta. Sipas shifrave rezervat fillestare janë 357 mijë, ndërsa prodhimi parashikohet të arrijë në 1,6 milion ton. 

Furnizimi i pritur mund t’i ulë më tej çmimet e prodhuesve. Prodhuesit spanjollë panë rënien e cmimit në rreth 3 euro për kilogram vaj ulliri ekstra të virgjër në fillim të nëntorit, nga rreth 4 euro për kilogram një vit më parë. Për këtë shkak ministria e bujqësisë vendosi që rreth 188 mijë ton të hiqen nga tregu.

Spanja është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i vajit të ullirit në botë. Ajo jep rreth 45% të prodhimit global dhe 70% të prodhimit të BE-së, megjithëse këto pjesë ndryshojnë në varësi të sezonit prodhues të ullinjve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat