Alarmet për bombë në Europë. Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor

Në lidhje me raportimet e ditëve të fundit për kërcënime me bombë ndaj disa fluturimeve në Europë, Wizz Air siguron opinionin publik se çdo situatë po trajtohet me seriozitetin maksimal, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kompetente dhe në përputhje me protokollet ndërkombëtare të sigurisë.
Wizz Air konfirmon se të gjithë avionët e përfshirë në këto raportime janë ulur në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet përkatëse po vijojnë kontrollet dhe verifikimet e nevojshme.
Këto kërcënime nuk kanë qenë të kufizuara vetëm ndaj Wizz Air, por kanë prekur edhe kompani të tjera ajrore europiane, duke sjellë në disa raste devijime fluturimesh dhe aktivizimin e masave parandaluese të sigurisë.
Kompania mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, duke zbatuar me përpikëri procedurat e përcaktuara dhe duke ndjekur nga afër çdo zhvillim.
Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbeten prioriteti absolut i Wizz Air.
Kontrolle për lavazhet - AKUK nis aksionin kundër lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujit
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur kontrollet në terren ndaj lavazheve që furnizohen në mënyrë të paligjshme nga rrjeti publik i ujit.......
Banesat, sinjalet e sektorit/ Deloitte: Tregu vendas ndjek tendencën europiane
Tregu i banesave në Shqipëri vijon të shoqërohet me pritshmëri për rritje të çmimeve gjatë vitit 2026, megjithëse zhvillimet në sektorin e pasurive të......
Shqipëria, drejt turizmit cilësor? - Autenticiteti dhe shërbimi, faktorët që përcaktojnë konkurrueshmërinë e vendit
Rritja e numrit të turistëve nuk mjafton për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. Sfida e radhës është krijimi i një oferte......
Prioritetet e SHBA në Shqipëri - Ambasadori Eric Wendt, mesazh për popullin shqiptar
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, nëpërmjet një mesazhi ka shpalosur prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri gjatë mandatit të tij në Tiranë.......
Avancon Bypass-i i Tiranës - Rama: Do të çlirojë kryeqytetin nga ngarkesa e trafikut
Punimet për ndërtimin e bypass-it të tiranës kanë avancuar deri në nivelin 50%, ndërsa për segmentin e mbetur prej 11 kilometrash pritet miratimi i......
Sa kurseu rivlerësimi? - Qytetarët përfituan 177 milionë euro deri në tetor
Qytetarët shqiptarë kanë kursyer rreth 177 milionë euro nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme si rrjedhojë e zbatimit të procesit të......
Rritet energjia e rinovueshme - Ekonomitë në zhvillim barazojnë vendet e zhvilluara në kapacitete të reja
Ekonomitë në zhvillim, jashtë Kinës, pritet të shtojnë për herë të parë po aq kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme sa vendet e zhvilluara gjatë pesë......
Humbje nga taksat - Franca dhe Gjermania kryesojnë listën, 8 miliardë euro lidhen me Britaninë
Vendet e Bashkimit Europian humbasin rreth 59.3 miliardë euro në vit nga të ardhurat tatimore, për shkak të zhvendosjes së fitimeve të kompanive shumëkombëshe......

