Financimet për universitetet - Manastirliu: Ka ardhur koha që të përfitojnë fondet bazuar në performancë

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon një rritje të konsiderueshme për arsimin e lartë, ndërsa rektorët e universiteteve publike kanë dhënë vlerësime të ndryshme për financimin gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.
Rektorët e Sporteve dhe të Arteve kërkuan rritje pagash, ndërsa rektori i Mjekësisë vlerësoi se fondet e parashikuara do të ndihmojnë ndërkombëtarizimin e universitetit. Për rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, fondet janë të mjaftueshme, por pengesa qëndron te burokracitë.
“Për të mbuluar muajt e fundit jemi detyruar të përdorim të ardhurat dytësore. Arsimi ka nevojë të shihet me një precedencë tjetër. Të shikohen marrëshëniet me nivelin e pagave në universitetet publike. Ky është viti I cili duhet të ndodhë ky ndryshim. Nuk mund të shkohet vetëm me punën që po bëjmë ne në BE, duhet rritur edhe niveli i pagës”, u shpreh Kasa
“Paga është një nga pikat kryesore të kërkesave. Universiteti i Arteve ka nevojë për infrastrukturë, laboratorë, mjete didaktike”, tha Bakalli.
“Të gjitha investimet bëhen në drejtim të infrastrukturës mësimore, për kushte më të mira. Natyrisht një objektiv hsumë I rëndësishëm është edhe ndërkombëtarizimi. Zbatimi i këtyre treguesve të buxhetit besojmë se do ndihmojë këtë process të rëndësishëm”, u shpreh Dreçini.
“Qeveria ka dhënë buxhet të mjaftueshëm për universitetet, nuk është problem I sasisë së fondeve, por çfarë ndodh kur universiteteve iu kalohen fondet dhe fillojnë burokracitë. A përkthehen këto fonde në investime?” tha Sallaku.
Deputetja Ogerta Manastirliu u shpreh se shqetësimet e rektorëve qëndrojnë dhe ka ardhur koha që universitetet të financohen në bazë të performancës akademike.
“Baza e ligjit për arsimin e lartë është autonomia, por ka ardhur momenti të rishikojmë skemën e financimit të universiteteve bazuar në performancë akademike është çelësi. Ne duhet të jemi comfort me këto objektiva për të çuar përpara këtë nisëm”, u shpreh Manastirliu.
Në komision u dëgjuan edhe përfaqësues të universiteteve të rretheve, të cilët u shprehën se kanë nevojë për më shumë financim.
42 miliardë lekë në dispozicion - Ibrahimaj: Arsimi profesional, punësimi dhe inovacioni, prioritetet e 2027
42 miliardë lekë është buxheti që Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ketë në dispozicion për vitin 2027. Arsimi profesional, punësimi dhe mbështetja......
Pronat, Durrësi mbi Tiranën/ Aktivitetet e pasurive të paluajtshme zënë 7.31% të ekonomisë së qarkut
Durrësi renditet i pari në Shqipëri për peshën që zënë aktivitetet e pasurive të paluajtshme në ekonominë vendore, duke lënë pas edhe Tiranën. Megjithatë,......
Evropa, çmim rekord energjie - Thyen kufirin prej 600 euro për megavat-orë
Çmimet e energjisë elektrike në Evropë arritën nivele rekord të hënën , duke tejkaluar 600 euro për megavat-orë gjatë orëve të mbrëmjes me kapacitet të......
Bizneseve u falen 465 mln euro - Mbi 223 mijë tatimpagues përfitojnë detyrime tatimore të fshira dhe shuara
Mbi 223 mijë tatimpagues kanë përfituar nga zbatimi i Ligjit të Faljes, ndërsa vlera totale e detyrimeve tatimore të fshira dhe shuara ka arritur në 465.1......
Sa qëndrojmë online? Shqiptarët kalojnë më së shumti 2-3 orë në ditë në internet
Transformimi i shpejtë dixhital i viteve të fundit ka riformësuar mënyrën se si njerëzit në Ballkanin Perëndimor komunikojnë, punojnë dhe kanë qasje në......
Inflacioni rikthehet mbi 3%/ Ushqimet nxisin shtrenjtimin, transporti mbetet 11.4% më i kushtueshëm
Inflacioni në Shqipëri u përshpejtua gjatë muajit tetor, duke u rikthyer mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të publikuara nga......
Energjia, mbrohen nevojtarët - Familjet në nevojë, kushte për ndërprerjen e dritave. Marrëveshje pagese sipas aftësisë paguese
Familjeve me statusin e klientit në nevojë nuk do t’u ndërpritet energjia elektrike për fatura të papaguara pa iu ofruar më parë mundësia për një marrëveshje......
BQE, dueli Holandë-Spanjë - Knot dhe de Cos, në garë për të zëvendësuar Lagarde
Vendet e eurozonës emëruan të premten dy veteranë të bankave qendrore për të pasuar Christine Lagarde në krye të Bankës Qendrore Evropiane, të dy luftëtarë me......

