Shqipëria Postuar më 9 November 2026, 11:34

Bizneseve u falen 465 mln euro - Mbi 223 mijë tatimpagues përfitojnë detyrime tatimore të fshira dhe shuara

Nga Elisabeta Dosku

Bizneseve u falen 465 mln euro - Mbi 223 mijë tatimpagues

Mbi 223 mijë tatimpagues kanë përfituar nga zbatimi i Ligjit të Faljes, ndërsa vlera totale e detyrimeve tatimore të fshira dhe shuara ka arritur në 465.1 milionë euro.

Zbatimi i Ligjit të Faljes vijon të lehtësojë barrën e detyrimeve tatimore të prapambetura për individët dhe bizneset, duke krijuar më shumë hapësirë për përmirësimin e financiar të tatimpaguesve.

Sipas të dhënave të publikuara nga administrata tatimore, deri më tani numri i tatimpaguesve përfitues ka arritur në 223,923, ndërsa shuma e detyrimeve të fshira apo shuara kap vlerën 465,124,017 euro.

Përfitimet më të mëdha janë regjistruar në kategorinë e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, me rreth 145.1 milionë euro detyrime të fshira/shuara, të ndjekura nga tatimi mbi fitimin me 141.8 milionë euro.

Ndërkohë, rreth 73.8 milionë euro detyrime i përkasin kategorisë së të tjera, ndërsa 68.5 milionë euro lidhen me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Përfitime janë regjistruar edhe në kategoritë e tatimit të mbajtur në burim, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimit mbi të ardhurat individuale.

Fshirja e detyrimeve tatimore përbën një iniciativë të rëndësishme për biznesin, pasi i lehtëson ata nga detyrimet e papaguara në kohë, duke u thënë mundësinë e fshirjes së detyrimeve më të vjetra se 10 vite si dhe pagesën e një pjesë të detyrimeve duke përfituar falje të pjesë tjetër dhe të gjobave e kamatëvonesave, për ato detyrime të cilat janë më të reja.  Tatimet bëjmë ne dije se procesi vijon, ndërsa ligji ka efekt deri në fund të dhjetorit 2026. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat