Sa shpenzoi Kosova për energji? - U importuan 205 mln euro në 10 muaj. Kryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Kosova vazhdon të përballet me varësi të lartë nga importi i energjisë elektrike, duke regjistruar një deficit të konsiderueshëm në tregtinë e këtij sektori. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë periudhës janar-tetor 2026 vendi importoi energji elektrike në vlerë prej rreth 205.3 milionë euro, ndërsa eksportet arritën në rreth 83.7 milionë euro.
Maqedonia e Veriut ishte vendi prej nga Kosova importoi më së shumti gjatë periudhës janar–tetor 2026. Nga gjithsej 205.3 milionë euro energji elektrike të importuar, rreth 86.8 milionë euro erdhën nga Maqedonia e Veriut. Në vendin e dytë renditet Shqipëria, me rreth 69.5 milionë euro, ndërsa nga Mali i Zi u importuan rreth 22.2 milionë euro.
Pasojnë Zvicra me 13.6 milionë euro, Greqia me 4.5 milionë euro, Danimarka me 3.9 milionë euro dhe Bullgaria me 3.2 milionë euro etj. Kurse nga Serbia vlera e energjisë elektrike të importuar për periudhën janar-tetor 2026, ka qenë rreth 712 mijë euro.
Ndërsa sa i përket eksportit të energjisë elektrike, pjesa më e madhe u është eksportuar shteteve të rajonit. Shqipëria dominon me 59.53 milionë euro, Maqedonia e Veriut 16.76 milionë euro, Mali i Zi 3.55 milionë euro, Zvicër 2.63 milionë euro, Greqi 560 mijë euro, Serbi 509 mijë euro, Danimarkë 112 mijë euro dhe Slloveni 48 mijë euro.
Kjo situatë pasqyron sfidat me të cilat përballet sektori energjetik në vend, veçanërisht në raport me mbulimin e kërkesës përmes prodhimit vendor. Varësia nga importi mbetet një prej çështjeve kryesore për sigurinë energjetike të Kosovës, ndërsa rritja e kapaciteteve prodhuese vendore shihet si një nga faktorët e rëndësishëm për uljen e këtij deficiti.
Banesa sociale në Shkodër - Hapet tenderi 108 milionë lekë
Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike ka shpallur një tender me fond limit prej 108 milionë e 484 mijë lekësh për krijimin e banesave......
Falimentimi i bankës digjitale/ Betohet presidenti i ri i Paraguajit, arrestohet ish presidenti Pena
Pedro Alliana u betua si presidenti i ri i Paraguait të premten, pikërisht kur autoritetet vunë paraardhësin e tij të shkarkuar Santiago Peña në arrest......
Marrëveshja Kosovë-BB/ Kurti: Deficiti tregtar një nga sfidat kryesore të ekonomisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar se deficiti tregtar vazhdon të përbëjë një nga sfidat kryesore për ekonominë e vendit, pavarësisht rritjes......
Shtimi i destinacioneve nga Rinasi/ Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit, falë reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ishte sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, nga ku u shpreh mbi zhvillimet në......
Nga kërkesa e komunitetit në realitet/ Shkolla e Labinot Katundit pajiset me laborator TIK
Shkolla e Labinot Katundit, në njësinë administrative Labinot Mal të Elbasanit, do të ketë për herë të parë një laborator të Teknologjisë së Informacionit dhe......
Çmimet e ushqimeve në Evropë/ Ku po rriten më shpejt çmimet e ushqimeve? Italia rast ekstrem
Rritjet e çmimeve të ushqimeve në Evropë kanë qenë e vazhdueshme dhe produktet e freskëta po bëhen më të shtrenjta, me çmimet që u rritën me 8% në Francë dhe......
Mbështetje rumune për biznesin/ Hoxha: Angazhim për rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe......
Mbrojtja nga hakerat/ Tregu i sigurimeve në Greqi, 398 mijë polica për sulmet kibernetike
Sulmet kibernetike tani kërcënojnë çdo biznes dhe individ, pavarësisht madhësisë. Siguria dixhitale dhe sigurimi kibernetik po bëhen gjithnjë e më thelbësore......

