Shqipëria Postuar më 9 November 2026, 12:24

42 miliardë lekë në dispozicion - Ibrahimaj: Arsimi profesional, punësimi dhe inovacioni, prioritetet e 2027

Nga Diamila Leka

42 miliardë lekë në dispozicion - Ibrahimaj: Arsimi profesional,

42 miliardë lekë është buxheti që Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ketë në dispozicion për vitin 2027. Arsimi profesional, punësimi dhe mbështetja e sipërmarrjes janë ndër prioritetet kryesore, ndërsa 8,9 miliardë lekë janë parashikuar për arsimin profesional dhe shërbimet e punësimit.

Investimet në shkollat profesionale do të arrijnë në 1,22 miliardë lekë, me financim nga buxheti i shtetit dhe bashkëpunimi me KfW-në gjermane. Ndër projektet kryesore janë ndërhyrjet në shkollën “Pavarësia” në Vlorë, shkollën “Karl Gega” në Tiranë dhe Shkollën Teknike të Korçës.

“Investimet në shkollat profesionale do të arrijnë në 1,22 miliardë lekë, nga të cilat 742 milionë lekë financim nga buxheti i shtetit dhe 480 milionë lekë në kuadër të bashkëpunimit me KfË-në gjermane.”

Një tjetër fokus është sipërmarrja dhe inovacioni, për të cilat janë parashikuar 1,64 miliardë lekë. Vetëm për startup-et do të vihen në dispozicion 600 milionë lekë, me objektivin për të financuar rreth 170 përfitues. Gjatë vitit 2026, skema ka regjistruar 1 219 aplikime, nga të cilat janë financuar 163 startup-e dhe 42 produkte kanë dalë në treg.

“Në këtë kuadër, fondi për startup-et do të jetë 600 milionë lekë, me një objektiv prej rreth 170 përfituesish.” 

Mbështetja do të shtrihet edhe te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me një fond prej 100 milionë lekësh, si dhe te zgjerimi i modelit TUMO jashtë Tiranës, për të cilin janë parashikuar 160,7 milionë lekë. Ndërkohë, projektbuxheti synon të nxisë investimet e huaja, eksportet dhe përafrimin e ekonomisë shqiptare me standardet e tregut europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat