Shqipëria Postuar më 10 November 2026, 10:01

3.591 legalizime në Tetor - Përfituesit marrin vendimet direkt në e-albania

Nga Ernilda Luzi

3.591 legalizime në Tetor - Përfituesit marrin vendimet direkt në

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor janë dhënë 3 mijë e 591 vendime legalizimi për objektet informale në të gjithë vendin. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, njofton se procesi vijon me publikimin e listave të përfituesve dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit përkatës në format elektronik.

Sipas njoftimit nga ASHK, qytetarët që përfitojnë nga këto vendime nuk kanë nevojë të paraqiten pranë sporteleve për të tërhequr dokumentin, pasi ai mund të merret drejtpërdrejt në profilin personal në portalin qeveritar e-albania.

Vendimi i legalizimit, i vënë në dispozicion në këtë platformë është i pajisur me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik, duke i dhënë dokumentit vlefshmërinë përkatëse në formë elektronike.

Ndërkohë, për të gjithë qytetarët që duan të verifikojnë nëse janë pjesë e listës së përfituesve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar edhe listat emërore në faqen zyrtare të institucionit, në rubrikën “Afishime”.

Listat janë ndarë sipas drejtorive vendore përkatëse, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të gjejnë më lehtë informacionin që u nevojitet. Kalimi i dokumentacionit në format elektronik synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në shërbimet kadastrale.

Përfituesit këshillohen të kontrollojnë listat e publikuara dhe profilin e tyre në e-albania për të marrë informacion mbi vendimin e legalizimit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat