As frutat nuk “kursehen” më/ Rikthehen me rritje në tetor. Por, peshku dhe perimet udhëheqin shtrenjtimin

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri po rriten me ritme më të shpejta, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare. Gjatë tetorit 2026, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, që përfaqëson 34.1% të shportës së konsumit, regjistroi një rritje vjetore të çmimeve prej 4%, nga 2.8% në shtator. Sipas INSTAT, kontributi i këtij grupi në inflacionin vjetor u rrit nga 0.96 në 1.36 pikë përqindje. Por cilat produkte po e shtrenjtojnë më shumë tryezën e shqiptarëve?
Peshku dhe produktet e tjera të detit kryesojnë listën e ushqimeve me rritjen më të fortë të çmimeve. Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kjo kategori është shtrenjtuar me 10.1%, duke shënuar një përshpejtim nga niveli 9.6% i regjistruar në shtator.
Menjëherë pas peshkut renditen perimet, zhardhokët dhe bishtajoret, çmimet e të cilave janë rritur me 9.9% në terma vjetorë, nga 7.9% në shtator. Kjo kategori ka shënuar një nga përshpejtimet më të dukshme të shtrenjtimit, me 2 pikë përqindje brenda një muaji.
Rritja e çmimeve është ndjerë edhe te mishi. Konkretisht, mishi i freskët, i ftohur ose i ngrirë u shtrenjtua me 4.7%, ndërsa kategoria më e gjerë e mishit dhe produkteve përkatëse regjistroi një rritje prej 3.8%.
Vajrat dhe yndyrnat u shtrenjtuan me 4.3%, ndërsa sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë me 4.2%. Ndërkohë, qumështi, produktet e tjera të bulmetit dhe vezët regjistruan një rritje prej 2.9%. Më e moderuar ishte rritja e çmimeve të drithërave dhe produkteve me bazë drithërash, me vetëm 0.7%.
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me frutat. Në shtator, frutat e freskëta dhe të thata ishin 4.3% më të lira se një vit më parë, ndërsa në tetor rezultuan 0.9% më të shtrenjta në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2025. Kjo tregon një ndryshim të ndjeshëm të ecurisë vjetore të çmimeve në këtë kategori.
Ushqimet po shtrenjtohen gjithnjë e më shpejt, ndërkohë që ende nuk ka nisur periudha e kërkesës më të lartë për festat e fundvitit.
67.7 mln euro detyrime stok/ 9-mujori, ulen borxhet për qeverinë. Bashkitë, në të njëjtat nivele
Qeveria dhe pushteti vendor kanë ulur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Deri në Shtator 2026 vlera detyrimeve të prapambetura arrin në afro 6.2......
Franca rrit pagën minimale - Propozohet të nisë nga 1 dhjetori me një shtesë prej 1,6%
Kryeministri francez Sebastien Lecornu propozoi një rritje të planifikuar të pagës minimale në dhjetor, nga janari që ishte planifikuar, ndërsa kërkonte të......
Italia ul faturat e energjisë - Vendimi i qeverisë, ankohen kompanitë prodhuese
Italia miratoi masa për të frenuar ndikimin e rritjes së çmimeve të gazit në faturat e energjisë për familjet dhe bizneset, tha kryeministrja Giorgia Meloni,......
Shtrenjtohet kostoja e jetesës - Në Maqedoninë e Veriut inflacioni arriti në 3.3% në tetor
Gjatë muajit tetor kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur me 0.4% krahasuar me shtatorin. Ndërsa, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar,......
Francezët, çmimin më të ulët - Hapen ofertat financiare për ankandin e energjisë së erës në Kosovë
Ministria e Ekonomisë ka hapur ofertat financiare në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar deri në 100......
3.591 legalizime në Tetor - Përfituesit marrin vendimet direkt në e-albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor janë dhënë 3 mijë e 591 vendime legalizimi për objektet informale në të gjithë vendin.......
Vizita në Paris, kryeministri Rama takim dypalësh me Presidentin e Francës Macron
Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e......
Ndryshon bonusi i bebes në Shqipëri, nga 1 korriku 2027 pagesë mujore për 5 vite
Bonusi i Bebes pritet të ndryshojë nga 1 korriku i vitit 2027, duke kaluar nga pagesa e njëhershme pas lindjes në një mbështetje financiare mujore për pesë......

