Shtrenjtohet kostoja e jetesës - Në Maqedoninë e Veriut inflacioni arriti në 3.3% në tetor

Gjatë muajit tetor kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur me 0.4% krahasuar me shtatorin. Ndërsa, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, rritja është 3.3%.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave më shumë janë shtrenjtuar pijet alkoolike dhe duhani me 2.5%. Veshjet dhe këpucët, si dhe shpenzimet për rekreacion, sport dhe kulturë, janë rritur për 1.2%. Ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike, që janë pjesë e shpenzimeve të përditshme të qytetarëve, janë shtrenjtuar me 0.7%.
Megjithatë, disa produkte dhe shërbime kanë shënuar edhe ulje të çmimeve. Mobiljet dhe pajisjet shtëpiake janë ulur me 1.3%, restorantet dhe shërbimet e akomodimit 0.7% ndërsa transporti me 0.3%. Por kur bëhet krahasimi me tetorin e vitit të kaluar, rritja është dukshëm më e madhe në disa kategori.
Transporti kryeson me një shtrenjtim prej 9.5%, që do të thotë se shpenzimet në këtë sektor janë dukshëm më të larta se para një viti. Pas tij renditen rekreacioni, sporti dhe kultura me 8.5%, si dhe pijet alkoolike dhe duhani me 7.8%. Ndërkohë, çmimet me pakicë në përgjithësi kanë shënuar rritje vjetore prej 3.2%.
Rritja më e theksuar është regjistruar te karburantet, kryesisht pas konflikti SHBA-Iran, rritje që ka ndikuar edhe në të gjitha industritë tjera.
Francezët, çmimin më të ulët - Hapen ofertat financiare për ankandin e energjisë së erës në Kosovë
Ministria e Ekonomisë ka hapur ofertat financiare në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar deri në 100......
3.591 legalizime në Tetor - Përfituesit marrin vendimet direkt në e-albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor janë dhënë 3 mijë e 591 vendime legalizimi për objektet informale në të gjithë vendin.......
Vizita në Paris, kryeministri Rama takim dypalësh me Presidentin e Francës Macron
Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e......
Ndryshon bonusi i bebes në Shqipëri, nga 1 korriku 2027 pagesë mujore për 5 vite
Bonusi i Bebes pritet të ndryshojë nga 1 korriku i vitit 2027, duke kaluar nga pagesa e njëhershme pas lindjes në një mbështetje financiare mujore për pesë......
Transporti kërkon lehtësi - Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave
Ulje të TVSH-së në 6%, lehtësi për karburantin dhe një mekanizëm për rishikimin apo kompensimin e çmimit të biletave. Këto janë disa nga kërkesat që Shoqata......
Më shumë përdorues në Netflix/ Sa orë pune i kushton një shqiptari abonimi në platformë?
Një abonim mujor në Netflix mund të përbëjë një shpenzim të vogël në disa vende europiane, ndërsa në të tjera kërkon disa orë punë për t'u përballuar.......
Financimet për universitetet - Manastirliu: Ka ardhur koha që të përfitojnë fondet bazuar në performancë
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon një rritje të konsiderueshme për arsimin e lartë, ndërsa rektorët e universiteteve publike kanë dhënë vlerësime të......
42 miliardë lekë në dispozicion - Ibrahimaj: Arsimi profesional, punësimi dhe inovacioni, prioritetet e 2027
42 miliardë lekë është buxheti që Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ketë në dispozicion për vitin 2027. Arsimi profesional, punësimi dhe mbështetja......

