Bankat “pastrojnë” portofolin/ Kreditë me probleme në 3.59%, me rënie për të katërtin muaj radhazi

Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar vijuan rënien edhe në shtator, duke zbritur në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara në gati dy dekada. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme ndaj totalit të huave ra në 3.59%, nga 3.66% në gusht.
Niveli i shtatorit është tashmë pothuajse i barabartë me minimumin e regjistruar në fillim të vitit 2008. Në janar 2008, raporti i kredive me probleme ishte rreth 3.58. Pra, sistemi bankar është shumë pranë nivelit më të ulët të kësaj serie që prej fillimit të vitit 2008.
Ky është gjithashtu muaji i katërt radhazi me rënie të treguesit. Në maj, kreditë me probleme përbënin 3.77% të totalit, për të zbritur në 3.70% në qershor, 3.69% në korrik, 3.66% në gusht dhe tashmë 3.59% në shtator.
Përmirësimi është edhe më i dukshëm krahasuar me një vit më parë. Në shtator 2025, raporti i kredive me probleme ishte 4.37%, çka do të thotë se brenda një viti pesha e tyre është ulur me 0.78 pikë përqindje.
Sinjale pozitive vijnë edhe nga treguesi i kredive me probleme neto nga provigjonet në raport me kapitalin rregullator të nivelit të parë. Ai zbriti në 6.30%, nga 6.87% në gusht dhe 6.77% në shtator të vitit të kaluar. Rënia e këtij raporti tregon se pesha e kredive problematike, pasi zbriten provigjonet, është bërë më e vogël në raport me kapitalin bazë të bankave.
Edhe kapitalizimi i sektorit mbetet i fortë. Raporti i kapitalit rregullator ndaj aktiveve të ponderuara me rrezik arriti në 20.73% në shtator, nga 20.30% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Megjithatë, jo të gjithë treguesit lëvizën në të njëjtin drejtim. Kthimi nga kapitali zbriti në 13.36%, nga 14.30% në gusht dhe 15.85% një vit më parë, ndërsa kthimi nga aktivet ra në 1.60%. Edhe treguesit e likuiditetit shënuan një zbutje të lehtë.
As frutat nuk “kursehen” më/ Rikthehen me rritje në tetor. Por, peshku dhe perimet udhëheqin shtrenjtimin
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri po rriten me ritme më të shpejta, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare. Gjatë tetorit 2026, grupi “Ushqime dhe pije......
67.7 mln euro detyrime stok/ 9-mujori, ulen borxhet për qeverinë. Bashkitë, në të njëjtat nivele
Qeveria dhe pushteti vendor kanë ulur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Deri në Shtator 2026 vlera detyrimeve të prapambetura arrin në afro 6.2......
Franca rrit pagën minimale - Propozohet të nisë nga 1 dhjetori me një shtesë prej 1,6%
Kryeministri francez Sebastien Lecornu propozoi një rritje të planifikuar të pagës minimale në dhjetor, nga janari që ishte planifikuar, ndërsa kërkonte të......
Italia ul faturat e energjisë - Vendimi i qeverisë, ankohen kompanitë prodhuese
Italia miratoi masa për të frenuar ndikimin e rritjes së çmimeve të gazit në faturat e energjisë për familjet dhe bizneset, tha kryeministrja Giorgia Meloni,......
Shtrenjtohet kostoja e jetesës - Në Maqedoninë e Veriut inflacioni arriti në 3.3% në tetor
Gjatë muajit tetor kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur me 0.4% krahasuar me shtatorin. Ndërsa, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar,......
Francezët, çmimin më të ulët - Hapen ofertat financiare për ankandin e energjisë së erës në Kosovë
Ministria e Ekonomisë ka hapur ofertat financiare në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar deri në 100......
3.591 legalizime në Tetor - Përfituesit marrin vendimet direkt në e-albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor janë dhënë 3 mijë e 591 vendime legalizimi për objektet informale në të gjithë vendin.......
Vizita në Paris, kryeministri Rama takim dypalësh me Presidentin e Francës Macron
Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e......

