“Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat” - Ministri i Financave nxjerr shifra: Tatimi 15-23 % u jep sërish avantazh

Në një kohë kur profesionistët e lirë po reagojnë çdo ditë kundër ligjit të ri që i takson nga 15-23 për qind dhe po presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, Ministri i Financave, Ervin Mete ka reaguar për herë të parë mbi këtë çështje, duke theksuar se ky tatim vendos drejtësi në sistem. Ministri ka krahasuar të vetëpunësuarit me sistemin bankar, duke theksuar se 29 mijë profesionistë të lirë gjenerojnë 510 milionë euro fitime, shifër kjo sipas tij, shumë më e lartë se ky sektor.
“Taksimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime apo i të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime profesionale vendos më tepër drejtësi në sistem, vendos më tepër ndershmëri në sistem, sepse në thelb ai është taksim i të ardhurave nga punësimi dhe qoftë me standard dhe 2qoftë me parime, të ardhurat e një kategoirie të caktuar qoftë si i punësuar apo i vetëpunësuar duhet të kenë një tatim në mos të njëllojtë, të ngjashëm. Po ndaj me ju disa shifra, vetëdeklarimi i kësaj kategorie prej 29 mijë të vetëpunësuarish që ofrojnë shërbime profesionale vjet ka qenë, të ardhura 850 milionë euro dhe fitim 510 milionë euro, në një kohë që gjithë fitimi i sektorit bankar ka qenë 280 milionë euro. Nuk mundet në sistemin që ne jetojmë, qoftë për aspekt të drejtësisë së sistemit, por qoftë edhe për aspekt të kontributit në shoqërinë të cilën jetojmë që të kemi fitime të tilla të taksuara me zero”.
Ministri Mete gjithashtu ka krahasuar të punësuarit me të vetëpunësuarit duke thënë se kjo kategori sërish është më e avantazhuar sepse u njihen shpenzimet.
“Përsëri, trajtimi i tyre ligjor është më i favorshëm se të vetëpunësuarit. Sepse për të ardhurën nga puna kemi të punësuarit që paguajnë 15-23 për qind, në varësi të fashës dhe kemi këtë kategori që përpara ligjit i cili ka hyrë vjet në mars në fuqi dhe ka 1 vit që është në fuqi por tani fillon zbatimi, të mbeten me zero, të mbeten me 0% tatim. Ligji është punuar me FMN-nën, me ekspertët më të mirë, ligji ka marrë praktikat e OECD dhe praktikisht sjell standarde ndërkombëtare në sistemin tonë tatimor. E them që janë më të avantazhuar sepse ju lejohet 30 % zbritje e supozuar pavarësisht se i kanë bërë apo nuk i kanë bërë ato shpenzime, nga të ardhurat. Pra nga 850 milionë euro të ardhura, në 510 milion euro fitim janë 40 për qind shpenzime të zbritura. Tatimi që po ju aplikohet nuk është përfundimtar, është një parapagim i cili aplikohet normalisht edhe për tatimin e fitimit të bizneseve të cilin mund të shkojnë ta korrigjojnë në bazë të vetëdeklarimit që kanë bërë dhe në fund të vitit do kalibrohet. Nuk është tatim final dhe nuk është as prapaveprues pasi nuk po tatohet viti 2023, por po tatohet viti 2024 i cili do të kalibrohet në mars të 2025. Pasur parasysh dhe faktin që ne duhet të shmangim dhe abuzimin e atyre që duke ndryshuar formën jur8idike nga i punësuar në i vetëpunësuar duke faturuar punëdhënësin e tyre, ky sistem vendos më tepër drejtësi, u jep atyre më shumë avantazh me të vetëpunësuarit dhe vendos më tepër ndershmëri në sistemin tatimor që ne kemi”.
Profesionistët e lirë kanë kundërshtuar nivelin e tatimit të aplikuar si dhe faktin që këstet janë llogaritur në bazë të bilanceve të vitit 2023, vit në të cilin nuk kanë pasur detyrim të deklarojnë shpenzime.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Raporti: Europa mund të ketë nevojë të vendosë tarifa deri në 55% për të frenuar importet kineze të automjeteve elektrike!
Bashkimi Europian do të duhet të vendosë tarifa më të larta se sa pritej deri në 55% për automjetet elektrike kineze për të frenuar importet e tyre në bllok,......

Shefja e FMN-së paralajmëron për rrezikun e tregut në zhvillim!
Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, hodhi poshtë perspektivën e ndonjë ndikimi negativ nga një divergjencë e politikës......

G7 arrin marrëveshje për “daljen” nga qymyri - Pas vitit 2035 nuk do të prodhohet energji nga lëndët fosile
Ministrat e Energjisë të shtatë ekonomive më të industrializuara të botës arritën një marrëveshje për mbylljen e termocentraleve të tyre me qymyr në gjysmën e......

Cilat janë pasojat e pastrimit të parave në Shqipëri? - Ternova: Ligjet janë të forta për t’i luftuar, mungon vullneti
Vitin që lamë pas Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Por çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar që të vijoj gjurmimin e parave të......

Kryeministri britanik: Britania nuk do të pranojë kthimin e azilkërkuesve nga Irlanda!
Ministrat britanikë dhe irlandezë po përpiqen të zbusin tensionet midis qeverive të tyre pasi Londra refuzon të pranojë kthimin e azilkërkuesve që mbërrijnë në......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 93.8 lekë dhe shitet me 94.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje. Monedha europiane blihet sot me 100.4 lekë......

Planifikoni të transferoheni në Gjermani? - Sa kohë duhet të kërkoni për një apartament
Në Gjermani një numër i madh qytetarësh gjenden në vështirësi për shkak të qirave të larta dhe mungesës së apartamenteve në treg. Sipas hulumtimit të......

Perëndimi kërcënon, Kina përgjigjet - Forcim i mekanizmave të mbrojtjes ekonomike pas vendosjes së tarifave
Kina ka miratuar një projekt-ligj tarifor për të forcuar mekanizmat e saj të mbrojtjes ekonomike pas kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit......