Bota Postuar më 30 Prill 2024, 11:48

Perëndimi kërcënon, Kina përgjigjet - Forcim i mekanizmave të mbrojtjes ekonomike pas vendosjes së tarifave

Nga SCAN TV
Perëndimi kërcënon, Kina përgjigjet - Forcim i mekanizmave

Kina ka miratuar një projekt-ligj tarifor për të forcuar mekanizmat e saj të mbrojtjes ekonomike pas kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për vendosje të tarifave shtesë ndaj eksporteve të produkteve të lira kineze.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 dhjetor dhe duhet t'u sinjalizojnë rivalëve më të mëdhenj tregtarë në botë se Pekini është i aftë të hakmerret nëse vendosin tarifa ndaj eksporteve kineze.

Agjencia thotë se ky është vetëm hapi më i fundit i një serie masash kineze për mbrojtjen e tregtisë së vendit. Ndërkohë që Pekini ruan një armëpushim të brishtë ekonomik me Uashingtonin, pas një lufte tregtare që filloi kur Donald Trump ishte president i SHBA.

Këto janë dispozita ligjore që lidhen me tarifat e importit dhe eksportit të Kinës, duke filluar nga lehtësimet tatimore deri te e drejta e Kinës për t'u ‘hakmarrë’ ndaj vendeve që shkelin marrëveshjet tregtare.

Projektligji u miratua në të njëjtën ditë kur Sekretari i Shtetit i SHBA-së Anthony Blinken vizitoi Kinën për bisedime që sollën pak përparim në çështjet e diskutueshme siç janë ankesat e SHBA-së për eksportet e lira kineze.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat