Pronat, përfitimet nga digjitalizimi i Kadastrës - Ish-Kreu i Hipotekës, Pjetri: Lehtësohet procesi, shkurtohet koha për tapinë

Prej më shumë se tre vitesh, Agjencia e Kadastrës ka nisur punën për digjitalizimin e regjistrave kadastral. Por, nga të dhënat aktuale, rezulton që ky proces ka përfunduar për rreth 1.2 milionë pasuri.
Valdrin Pjetri, ish-kreu i Hipotekës rëndit arsyet që kanë ndikuar, duke vënë në duke se bëhet fjalë për një arkivë me 47 milionë fletë, që do të skanohen e do të kalojnë në sistem. Nga studio e emisionit “Box to Box” Pjetri u ndal edhe tek përfitimet që kanë qytetarët nga digjitalizimi, që nga lehtësitë deri në shkurtimin e kohës për marrjen e shërbimit.
Pas reformës së ndërmarrë për ndarjen e tokës me ligjin 7501, ka nisur edhe procedura për regjistrimin fillestar. Ish-kreu i Hipotekës vuri në dukje se deri më tani procedurat e regjistrimit fillestar kanë përfunduar për pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.
Sa i takon përditësimit apo përmirësimit të informacionit kadastral, Pjetri vuri në dukje se ky është një proces që inicionohet nga institucioni ose nga qytetarët dhe ka si qëllim që të shmang gabimet që janë bërë ndër vite sa i takon konfigurimit të këtyre pasurive.
Në rastin kur konstatohen parregullësi apo gabime të tjera atëherë ato korrigjohen nga Kadastra. Ndërsa, në rastin kur ka pretendime nga dy apo më shumë palë, apo mbivendosje atëherë vendimmarrja i takon gjykatës.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Përzgjidhen 20 start up-e më të mira, financim deri 30 mijë euro - Fokus i granteve, promovimi i inovacionit dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri
Shpallen fituesit e start up-eve, pas thirrjes së parë për aplikime të Challenge Found. Nga 247 start up-e të cilët aplikuan në këtë thirrje, juria e......

Edhe 1 ditë afat për deklarimin e të ardhurave - DIVA, detyrim për mbi 73 mijë të punësuar në vend
Mbi 73 mijë të punësuar në vend do të kenë edhe një ditë kohë për të plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. 30 prilli është afati i fundit......

“Ofertë për çdo kategori turistësh” - Rama: Rëndësi, cilësia e numrave. Balluku: Në maj hapet gara për aeroportin e Gjirokastrës
Teksa pritshmëritë për 14 mln turistë gjatë vitit 2024 janë në qendër të deklaratave për ecurinë e këtij sektori, sipas kryeministrit Edi Rama rëndësi ka......

Ekonomia u kreditua me 763 mld lekë në mars - Institucionet financiare dhanë më shumë hua në lekë, se në euro
Të dhënat e publikuara nga “Banka e Shqipërisë’, që i referohen muajit mars 2024 tregojnë se në terma vjetorë kredia e dhënë nga institucionet financiare......

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez konfirmon qëndrimin e tij në detyrë pas skandalit për korrupsion!
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha të hënën se do të vazhdojë në detyrë “madje me më shumë forcë” pas disa ditësh reflektimi. Sánchez tronditi vendin......

Shqiptarët, turizëm në vendet fqinje - Rriten ndjeshëm kontratat e sigurimeve për kartonin jeshil dhe sigurimin kufitar
Prej rreth një viti Shqipëria po përjeton një “boom” të vërtetë në sektorin e turizmit. Rekordet e hyrjes së turistëve të huaj po “thyhen” muaj pas muaji dhe......

80 mln USD kredi për tatimet, energjinë dhe mjedisin - Nga sigurimi i banesave ndaj tërmetit, qiratë në Booking, deri te shitja e energjisë në ALPEX
Qeveria shqiptare kërkon të marrë një kredi prej 80 mln USD nga Banka Botërore për mbështetjen e reformave në drejtim të zgjerimit të bazës tatimore, energjisë......

Depozitat “tkurren” edhe në Mars - Regjistruan rënie me 1.1%. "Digjen" rreth 144 milionë euro
Depozitat në paranë e gjerë kanë rënë sërish përgjatë muajit Mars të këij viti, pas rënies në muajin Shkurt, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e......