Shqipëria Postuar më 25 September 2026, 20:07

Edi Rama në OKB: Shqipëria vendi i parë që futi inteligjencën artificiale në arkitekturën e qeverisjes

Nga Scan TV

ramaokb.jpg

Kryeministri Edi Rama mbajti pasditen e të premtes fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York. E gjithë fjala e kreut të qeverisë ishte e fokusuar

tek Inteligjenca Artificiale, avantazhet që ajo sjell e në të njëtën kohë dhe tek rreziqet nga keqpërdorimi i saj. "Ne jemi një komb që po e jetojmë të ardhmen, të cilën shumë po e debatojnë. Unë kam një mesazh të thjeshtë dhe këtë ua detyrohemi të gjithë juve: rreziku më i madh nuk është se IA do të ndalojë njerëzimin, por rreziku është që mund të bindë njerëzit e gabuar" tha Rama. 

Duke I lidhur zhvillimet teknologjike me vendin tonë Rama solli në vëmendje se Shqipëria solli e para një ministre me IA, Diellën. “Shqipëria u bë vendi i parë që solli ministren e parë me IA, Diellën. E bëmë për t’i bërë procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës. Asnjë algoritëm nuk mban mandat. Pas çdo vendimi me ndikim publik duhet të mbetet një mandat ligjor”, tha Rama.

Duke folur për avantazhet e inteligjencës artificiale Rama tha se është teknologjia ajo që i shërben njerëzimit dhe jo e kundërta. “Stimujt ekonomikë që rrethojnë IA shpërblejnë gjithmonë e më tepër zëvendësimin e përpjekjes njerëzore, në vend të zgjerimit të kapacitetit. Shkruaje kodin që mos të më duhet ta kuptoj, shkruaje raportin që të mos mendoj, bëj një gjykim e merr një vendim qëmos të mbaj përgjegjësi. Kur suksesi matet me sa shumë punë i heq makina qenies njerëzore, do të kemi njerëz më pak të aftë. Një civilizim që mund të kontraktojë dijen, një civilizim që lë në dorë jashtë gjykimin, mund të zbulojë që ka lënë jashtë përgjegjësinë. Ne mund të ndërtojmë një IA që thjesht përgjigjet, në vend që qenia njerëzore të bëhet e varur prej saj. Duhet të shtrojmë pyetjen: çfarë mësoi qenia njerëzore? Kush e kuptoi vendimin? Kush mund ta kuptojë dhe përgjigjet kur është i gabuar?”, tha Rama.

Rama nuk la jashtë vëmendjes edhe rreziqet që lindin nga keqpërdorimi i IA si për shembull në rastin e lirisë së shprehjes që kërcënohet nga përdorimi si armë i fuqisë së shpërndarjes. Kur gënjeshtra shumëfishohet miliarda herë, e vërteta nuk ka nevojë të censurohet, pasi sipas tij, ajo varroset, tha Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat