Takimi, kreu i doganave greke në Tiranë, hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, priti sot në Tiranë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Greqisë, z. Dimitrios Bourikos, në kuadër të Takimit të 14-të Bilateral të Nivelit të Lartë mes dy administratave doganore.
Takimi, me pjesëmarrjen e delegacioneve të nivelit të lartë nga të dyja vendet, u fokusua në menaxhimin e përbashkët të kufirit, lehtësimin e tregtisë dhe lëvizjes, Green Lanes dhe SEED+, shkëmbimin elektronik të të dhënave, transformimin digjital, si dhe forcimin e bashkëpunimit kundër kontrabandës, trafiqeve të paligjshme dhe mashtrimit doganor.
Drejtori i Përgjithshëm Besmir Beja vlerësoi progresin e arritur që prej takimit të mëparshëm bilateral në Athinë, veçanërisht në zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për shkëmbimin elektronik të të dhënave. Në Kakavijë, faza e zbatimit nga pala shqiptare ka përfunduar dhe të dhënat po transmetohen elektronikisht drejt palës greke, ndërsa puna vijon për pikat e tjera kufitare.
“Qytetarët dhe bizneset e matin bashkëpunimin tonë me atë që ndodh realisht në kufi: sa presin, sa me efikasitet lëvizin mallrat, sa mirë shkëmbejmë informacionin dhe sa shpejt zgjidhim problemet praktike. Ky duhet të mbetet matësi ynë i përbashkët i suksesit,” theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja.
Palët vlerësuan gjithashtu zgjatjen e orarit të funksionimit në pikën Mavromati–Qafë Botë dhe ranë dakord të vijojnë monitorimin e flukseve në pikat e përbashkëta kufitare, me synim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, mallrave dhe mjeteve, veçanërisht gjatë periudhave me ngarkesë të lartë.
Një fokus i veçantë iu kushtua vijimit të Green Lanes dhe SEED+, forcimit të shkëmbimit të informacionit për analizën e riskut dhe kontrollet, si dhe bashkëpunimit mes strukturave doganore kufitare. Palët diskutuan gjithashtu forcimin e bashkëpunimit Sarandë–Korfuz, përmes kanaleve më të strukturuara të komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave dhe Akcizës së Greqisë, z. Dimitrios Bourikos, vlerësoi progresin e bashkëpunimit mes dy administratave dhe rëndësinë e vijimit të punës së përbashkët për shkëmbimin e informacionit, digjitalizimin dhe menaxhimin më efikas të kufirit, duke konfirmuar angazhimin e palës greke për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, palët shkëmbyen eksperienca edhe mbi sistemet digjitale doganore të BE-së, ndërveprueshmërinë dhe menaxhimin e riskut. Pala greke prezantoi sistemin e integruar të kufijve digjitalë TALOS, ndërsa u dakordësua vijimi i shkëmbimit të ekspertizës, trajnimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit teknik.
Takimi u përmbyll me dakordësimin për hapa konkretë drejt funksionalizimit të plotë të Green Lanes, përmirësimit të shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe forcimit të bashkëpunimit operacional dhe administrativ mes dy Doganave.
Takimi i ardhshëm Bilateral i Nivelit të Lartë do të zhvillohet në Greqi.
Lëvizje në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 25.09.2026. Sipas njoftimit Këshilli i Ministrave......
Reagim i Kryeministrit Edi Rama: BE e çmon Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit
Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në......
BE zhbllokon ndihmën për Ukrainën - 6.6 mld euro ndihmë ushtarake, bllokuar që prej vitit 2023
Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të zhbllokojnë një paketë prej 6.6 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila kishte mbetur e bllokuar......
Von der Leyen nis turneun në Ballkan - Presidentja e KE-së mbërrin të mërkurën në Tiranë për takime zyrtare
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë javën e ardhshme turneun e saj në Ballkan me një vizitë në Shqipëri. Sipas agjendës së......
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës - Prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë
Dy apartamente të konfiskuara janë kthyer në një hapësirë sociale në shërbim të grave dhe vajzave viktima të dhunës, si dhe fëmijëve të tyre, përmes ngritjes......
Turqia prin investimet në vend - BSH: Austria në vendin e dytë, ndërsa Ishujt Kajman bëjnë hyrjen e parë në treshen kryesore
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......
Zgjedhja e degës së studimit - Xhelaj: Mjekësia dhe inxhinieritë, më të kërkuarat
Rreth 16 mijë maturantë janë regjistruar në universitete gjatë raundit të parë. Degët më të preferuara gjatë këtij raundi mbeten mjekësia, por edhe fushat e......
Paketat turistike shtrenjtohen/ 9.6% rritje në Shqipëri gjatë gushtit
Çmimet e paketave turistike kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gushtit 2026, veçanërisht në Shqipëri dhe vendet e rajonit, duke tejkaluar ritmin e......

