Shqipëria Postuar më 25 September 2026, 13:43

Turqia prin investimet në vend - BSH: Austria në vendin e dytë, ndërsa Ishujt Kajman bëjnë hyrjen e parë në treshen kryesore

Nga Ledina Elezi

turqia

Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se Turqia ka investuar 64 milionë euro në vendin tonë, më shumë se çdo shtet tjetër, duke u bërë kështu një ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të rritjes ekonomike si në Shqipëri, ashtu edhe në territorin e saj.

Vendi ynë është bërë gjithashtu magnet për tërheqjen e investimeve nga Austria. Në janar-mars, shteti austriak ishte investitori më i madh, por tremujori i dytë solli gjithashtu renditjen në vend të dytë me 62 milionë euro të investimeve nga Austria. 

Investitorët që nuk e kanë “braktisur” asnjëherë Shqipërinë kanë qenë historikisht Turqia, Austria, Hollanda, Italia dhe Kosova. Dy shtetet që bënë diferencën në prill-qershor dhe ngritën për herë të parë vlerën e investimeve në 741 milionë euro, ishin Ishujt Kajman dhe Mbretëria e Bashkuar.

Për herë të parë, Ishujt Kajman janë bërë pjesë e “treshes” së investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri. Me 53 milionë euro, territori britanik i pozicionuar në Amerikën Latine, po zë një vend të rëndësishëm në hartën e investimeve. 

Cilët janë shtetet që kanë investuar më pak në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë?

Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Norvegjia, Suedia dhe Serbia janë ndër më pak të interesuarit. Investimet e tyre kapin vlera minimale. 

 

 

Shqipëria 25 September Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 80.2 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat