Rrugë “të reja” në 6 qarqe - FSHZH shpall fituesin e tenderit 1.25 mld lekë, lehtësim i aksesit në zona turistike

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fituesin e tenderit për përmirësimin e akseve rrugore në 6 qarqe të vendit. Kompania “ALB-BUILDING” është përzgjedhur fituese me një ofertë prej rreth 789.4 mln lekësh pa TVSH apo 36.85% më e ulët se fondi limit prej 1.25 mld lekësh i vënë në dispozicion.
Tenderi përfshin ndërhyrje në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Dibër, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e aksesit në zonat me potencial ekonomik dhe turistik. Ndërhyrjet do përfshijnë akse rrugore që kanë dëmtime të shtresave asfaltike ose probleme që pengojnë qarkullimin normal të automjeteve.
Rrugët ku do të ndërhyhet do të përcaktohen në bazë të gjendjes së secilit segment, teksa këta të fundit do të përcaktohen nga bashkitë sipas nevojave. Specifikimet teknike përcaktojnë gjithashtu standardet që duhet të zbatohen gjatë realizimit të punimeve, përfshirë menaxhimin e trafikut, mbrojtjen e mjedisit, si dhe respektimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit.
Ky është një nga dy tenderët e hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për përmirësimin e akseve rrugore në 12 qarqe, me fond limit total prej 2.5 miliardë lekësh. Procedura tjetër përfshin qarqet Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër. Kontratat që do të nënshkruhen pas këtyre procedurave tenderuese do të kenë një afat prej 24 muajsh.
Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme
Flukset e investimeve të huaja direkte në Shqipëri shënuan një rritje të fortë në gjysmën e parë të vitit 2026, duke arritur në 1.14 miliardë euro, nga 759.1......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 80.2 lekë dhe është......
Dronët rusë, kërcënimi nga Mesdheu - Paralajmërimi i CIA-s ngre shqetësimin për sulme ndaj Europës nga deti
Paralajmërimi i CIA-s për një skenar të mundshëm të sulmeve ruse me dronë ndaj Europës nga Mesdheu ka rikthyer në qendër të vëmendjes arsenalin ajror të......
Trump–Xi, Paqe e brishtë - Tarifat shtyhen për dy muaj, ndërsa Tajvani dhe teknologjia mbeten pika tensioni
Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Donald Trump dhe Xi Jinping solli një zgjatje të përkohshme të armëpushimit tregtar, por nuk zgjidhi çështjet kryesore që kanë......
Gushti sjell rekord lëvizjesh/ 2.4 milionë të huaj vizituan vendin vetëm gjatë këtij muaji
Muaji gusht vijon të mbetet një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për lëvizjet në kufijtë e Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë këtij muaji në......
Evropa, rikthim te qymyri? - Lëvizja, si rrjedhojë e çmimeve të larta të gazit
Çmimet në rritje të gazit po i shtyjnë kompanitë evropiane të shërbimeve të kthehen te qymyri, që pritet të rritet me një të katërtën në gjashtë muajt e......
Nafta “djeg” europianët - 203 milionë euro shtesë çdo ditë nga rritja e çmimeve
Çmimet e naftës po rëndojnë gjithnjë e më shumë xhepat e europianëve. Sipas një raporti të publikuar nga organizata pan-europiane Transport & Environment,......
Elektriket “pushtojnë” Europën - Boom i shitjeve. Automjetet kineze fitojnë gjithnjë e më shumë terren
Tregu europian i automjeteve elektrike po përjeton një rritje të fortë. Regjistrimet e makinave të reja elektrike në Bashkimin Europian u rritën me gati 63%......

