Analiza Postuar më 25 September 2026, 13:09

Paketat turistike shtrenjtohen/ 9.6% rritje në Shqipëri gjatë gushtit

Nga Eldiona Serani

efc7ccfdf249-img2341.png

Çmimet e paketave turistike kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gushtit 2026, veçanërisht në Shqipëri dhe vendet e rajonit, duke tejkaluar ritmin e rritjes së regjistruar në Bashkimin Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, në BE çmimet e paketave turistike u rritën me 3.2% në gusht 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë

Në Shqipëri, ndërkohë, rritja ishte më e lartë. Çmimet e paketave turistike u rritën me 9.6% në terma vjetorë. Rritja është edhe më e fortë në disa vende të rajonit. Në Serbi, çmimet e paketave turistike u rritën me 22.2%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut me 19.6%. Në Kosovë, rritja ishte 5.3%, ndërsa për Malin e Zi të dhënat tregojnë ulje prej 3.3%.

Në nivelin europian, megjithatë, situata nuk është e njëjtë në të gjitha vendet. Disa destinacione kanë regjistruar rritje dyshifrore, ndërsa në vende të tjera çmimet kanë rënë.Belgjika kryeson me rritjen më të madhe të çmimeve të paketave turistike në BE, me 16.2% në gusht 2026 krahasuar me gushtin e vitit 2025. Pas saj renditet Portugalia, me një rritje prej 14.3%, ndërsa Suedia shënoi rritje prej 12.8%, Lituania 12.3% dhe Rumania 11.9%.

Në anën tjetër, katër vende të BE-së regjistruan ulje të çmimeve të paketave turistike. Rënia më e madhe u shënua në Estoni, me 21.1%, e ndjekur nga Spanja me 5.2%, Italia me 4.8% dhe Irlanda me 0.4%.

Ndryshime të konsiderueshme janë vërejtur edhe tek çmimet e fluturimeve. Në gusht 2026, Greqia regjistroi rritjen më të madhe në BE, me 16.3%, ndërsa në Irlandë çmimet u rritën me 14.4% krahasuar me gushtin e një viti më parë.

Në të kundërt, në 10 vende të BE-së çmimet e fluturimeve ranë. Ulja më e fortë u regjistrua në Sllovaki, ku çmimet ranë me 61.2%. Në vendet e tjera që shënuan rënie, ndryshimi varionte nga 15.8% në Spanjë deri në 0.9% në Lituani.

 

 

Shqipëria 25 September Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 80.2 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat