Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës - Prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Dy apartamente të konfiskuara janë kthyer në një hapësirë sociale në shërbim të grave dhe vajzave viktima të dhunës, si dhe fëmijëve të tyre, përmes ngritjes së Qendrës së Emergjencës të prezantuar sot në Tiranë.
Qendra është realizuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe The Nando & Elsa Peretti Foundation, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse shtetërore.
AAPSK ka mbështetur konkretisht këtë nismë duke i dhënë SICA-s në huapërdorje dy apartamente të konfiskuara. Pasuritë janë vënë në funksion të krijimit të një qendre që ofron strehim emergjent dhe shërbime mbështetëse për viktimat e dhunës.
Gjatë ceremonisë, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi se përdorimi social i pasurive të konfiskuara është një nga mënyrat më konkrete për t’ua rikthyer këto asete qytetarëve dhe komunitetit.
“Një pasuri e konfiskuar merr një vlerë të re kur vihet në shërbim të njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Përmes përdorimit social, pasuritë që dikur lidhen me veprimtari të paligjshme kthehen në instrumente solidariteti, mbrojtjeje dhe interesi publik. Kjo qendër është një tjetër shembull konkret i asaj që synojmë: që asetet e konfiskuara t’i rikthehen shoqërisë duke krijuar një ndikim real dhe të prekshëm.” – u shpreh Xhaja.
Sipas projektit, rreth 140 gra, vajza dhe fëmijë parashikohet të jenë përfitues të drejtpërdrejtë. Qendra do të mundësojë strehim të menjëhershëm dhe të sigurt deri në 72 orë, krahas mbështetjes psikosociale, ndihmës ligjore dhe mjekësore, ndërhyrjes në krizë dhe referimit drejt shërbimeve afatgjata të mbrojtjes dhe riintegrimit.
Hapja e Qendrës plotëson një boshllëk të rëndësishëm në sistemin e mbrojtjes, pasi deri në ngritjen e saj në Tiranë mungonte një shërbim i dedikuar për strehimin emergjent 72-orësh të viktimave të dhunës dhe fëmijëve të tyre.
Në ceremoninë e lançimit morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave partnere, mes tyre Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Klodiana Spahiu, Kryeadministratorja e AAPSK Risena Xhaja, zvministrja e Brendshme, znj. Silva Caka, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, z. Murat Sahin, përfaqësues të Ambasadës së Francës dhe Ambasadës së Holandës, Koordinatori Ekzekutiv i The Nando & Elsa Peretti Foundation, Stiven Shala, etj.
Nisma përfaqëson një shembull të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, duke i shndërruar ato nga asete të administruara nga shteti në hapësira që krijojnë drejtpërdrejt vlerë sociale dhe mbështetje për kategoritë në nevojë.
Turqia prin investimet në vend - BSH: Austria në vendin e dytë, ndërsa Ishujt Kajman bëjnë hyrjen e parë në treshen kryesore
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......
Zgjedhja e degës së studimit - Xhelaj: Mjekësia dhe inxhinieritë, më të kërkuarat
Rreth 16 mijë maturantë janë regjistruar në universitete gjatë raundit të parë. Degët më të preferuara gjatë këtij raundi mbeten mjekësia, por edhe fushat e......
Paketat turistike shtrenjtohen/ 9.6% rritje në Shqipëri gjatë gushtit
Çmimet e paketave turistike kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gushtit 2026, veçanërisht në Shqipëri dhe vendet e rajonit, duke tejkaluar ritmin e......
Rrugë “të reja” në 6 qarqe - FSHZH shpall fituesin e tenderit 1.25 mld lekë, lehtësim i aksesit në zona turistike
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fituesin e tenderit për përmirësimin e akseve rrugore në 6 qarqe të vendit. Kompania “ALB-BUILDING” është përzgjedhur......
Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme
Flukset e investimeve të huaja direkte në Shqipëri shënuan një rritje të fortë në gjysmën e parë të vitit 2026, duke arritur në 1.14 miliardë euro, nga 759.1......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 80.2 lekë dhe është......
Dronët rusë, kërcënimi nga Mesdheu - Paralajmërimi i CIA-s ngre shqetësimin për sulme ndaj Europës nga deti
Paralajmërimi i CIA-s për një skenar të mundshëm të sulmeve ruse me dronë ndaj Europës nga Mesdheu ka rikthyer në qendër të vëmendjes arsenalin ajror të......
Trump–Xi, Paqe e brishtë - Tarifat shtyhen për dy muaj, ndërsa Tajvani dhe teknologjia mbeten pika tensioni
Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Donald Trump dhe Xi Jinping solli një zgjatje të përkohshme të armëpushimit tregtar, por nuk zgjidhi çështjet kryesore që kanë......

