Bota Postuar më 25 September 2026, 14:58

BE zhbllokon ndihmën për Ukrainën - 6.6 mld euro ndihmë ushtarake, bllokuar që prej vitit 2023

Nga Edel Strazimiri

ukraine be

Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të zhbllokojnë një paketë prej 6.6 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila kishte mbetur e bllokuar që prej vitit 2023.

Marrëveshja politike u arrit të premten në Bruksel, në Komitetin Politik dhe të Sigurisë të BE-së. Paketa financohet përmes Mekanizmit Europian të Paqes, i cili përdoret për të rimbursuar një pjesë të armëve dhe municioneve që vendet anëtare i japin Ukrainës.

Sipas shefes së diplomacisë europiane, Kaja Kallas, fondi do të ndahet në tre pjesë. 4.7 miliardë euro do të përdoren për rimbursimin e vendeve që kanë ofruar ndihmë ushtarake, 1 miliard euro për blerje të përbashkëta të pajisjeve ushtarake dhe 900 milionë euro për misionin europian që trajnon forcat ukrainase.

Paketa ishte bllokuar për më shumë se tre vjet për shkak të vetos së Hungarisë. Budapesti kundërshtonte skemën pas përfshirjes së bankës hungareze OTP në një listë ukrainase të kompanive të konsideruara mbështetëse të luftës.

Zhbllokimi vjen në një moment kritik për Ukrainën, e cila përballet me një mungesë prej rreth 27 miliardë dollarësh në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se problemi financiar duhet të zgjidhet gjatë muajve tetor dhe nëntor, në mënyrë që të garantohen edhe furnizimet me dronë për muajt e parë të vitit 2027.

Megjithatë, paratë nuk do të disbursohen menjëherë. Përpara lirimit të fondeve, duhet të miratohen disa akte ligjore në nivel europian.

Shqipëria 25 September Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e kësaj të premte me 80.2 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat