Ekspertët, parashikime optimiste për Gjermaninë, por rritja ekonomike mbetet e brishtë

“E kemi lënë pas periudhën e ngecjes dhe tkurrjes ekonomike”, thotë Kancelari gjerman Friedrich Merz. Të dhënat e fundit duket se e justifikojnë këtë pohim, të paktën pjesërisht, ndërsa institutet kryesore financiare rishikojnë parashikimet e tyre të rritjes për ekonominë më të madhe të Evropës. Ekonomia gjermane po tregon shenja rimëkëmbjeje pas një periudhe të gjatë, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se sfidat nuk kanë mbaruar.
Sipas një raporti të përbashkët nga pesë institutet kryesore ekonomike të Gjermanisë, Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike, Instituti Ifo për Kërkime Ekonomike në Mynih, Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle dhe Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Essen, ekonomia gjermane pritet të rritet me 1.3% këtë vit. Ndërkohë që para disa muajve thuhej se rritja do të jetë vetëm 0,6%. Në të njëjtën kohë, institutet parashikojnë rritje prej 1.1% për vitin 2027.
Vlerësimet nga institucionet e tjera janë gjithashtu optimiste. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon një rritje prej 1.1% si për vitin 2026 ashtu edhe për vitin 2027, ndërsa Shoqata e Industrive Gjermane (BDI) vlerëson se ekonomia do të rritet me 1% këtë vit.
Rimëkëmbja është kryesisht për shkak të eksporteve më të larta, rritjes së shpenzimeve publike për infrastrukturën dhe mbrojtjen, por edhe për shkak të momentit të krijuar nga inteligjenca artificiale.
"Rimëkëmbja në gjysmën e parë të vitit është kryesisht për shkak të rritjes së eksporteve", vëren Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Essen. Industritë kimike dhe farmaceutike po performojnë më mirë, ndërsa industria e inxhinierisë mekanike po përfiton gjithashtu nga rritja e kërkesës nga jashtë.
Ngritja e investimeve për infrastrukturën dhe mbrojtjen, të cilat veprojnë si një levë rritjeje për industrinë dhe investimet, po ndihmon gjithashtu në nxitjen e aktivitetit ekonomik.
Pavarësisht të dhënave më të mira, ekonomistët duken të kujdesshëm. "Rimëkëmbja mbetet e brishtë, pasi kostot e larta të energjisë dhe problemet strukturore vazhdojnë të rëndojnë mbi ekonominë gjermane", paralajmëron Oliver Holtemöller i Institutit Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle. Ndërsa Instituti për Ekonominë Botërore vlerëson se ekonomia ka kaluar pikën më të ulët të krizës, por rimëkëmbja është ende e brishtë. Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme, rritja e çmimeve të energjisë, burokracia dhe konkurrueshmëria e ulët vazhdojnë të jenë pengesa të rëndësishme.
Kosovë, biznesi kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me kërkesë për......
Kryeministri Rama në Këshillin Shqiptaro-Amerikan: Në Shqipëria demokracia po ndërton imunitetin e vet
Në fjalimin që mbajti në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane kryeministri Edi Rama duke ju referuar zhvillimeve......
Takimi, kreu i doganave greke në Tiranë, hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, priti sot në Tiranë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Greqisë, z. Dimitrios Bourikos, në kuadër të......
Lëvizje në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 25.09.2026. Sipas njoftimit Këshilli i Ministrave......
Reagim i Kryeministrit Edi Rama: BE e çmon Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit
Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në......
BE zhbllokon ndihmën për Ukrainën - 6.6 mld euro ndihmë ushtarake, bllokuar që prej vitit 2023
Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të zhbllokojnë një paketë prej 6.6 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila kishte mbetur e bllokuar......
Von der Leyen nis turneun në Ballkan - Presidentja e KE-së mbërrin të mërkurën në Tiranë për takime zyrtare
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë javën e ardhshme turneun e saj në Ballkan me një vizitë në Shqipëri. Sipas agjendës së......
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës - Prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë
Dy apartamente të konfiskuara janë kthyer në një hapësirë sociale në shërbim të grave dhe vajzave viktima të dhunës, si dhe fëmijëve të tyre, përmes ngritjes......

