Kosovë, biznesi kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me kërkesë për ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave që lidhen me shfrytëzimin e pronës publike dhe për përshpejtimin e ndryshimeve në Ligjin për Pronën Publike.
Sipas një njoftimi për media thuhet se DHTIK shpreh shqetësimin e saj për vonesat dhe pengesat administrative me të cilat po përballen bizneset, e cila po ndikon negativisht në aktivitetin ekonomik, humbje të tregut, të vendeve të punës, të investime dhe sigurinë juridike të bizneseve.
"Pavarësisht se Qeveria e Kosovës u ka dhënë dritën e gjelbër tri kompanive që të marrin në shfrytëzim pronën publike, ato vazhdojnë të përballen me pengesa që ua pamundësojnë fillimin e aktivitetit, pasi Agjencia e Pyjeve të Kosovës i ka kushtëzuar kontratat me përfundimin e procedurës për ndërrimin e destinimit të tokës. Kjo procedurë do të duhej të përfundonte para nënshkrimit të kontratave".
Tutje bëhet e ditur se DHTIK thekson se, për shkak të mosfinalizimit të këtyre procedurave, kompanitë nuk kanë mundur të vazhdojnë me marrjen e lejeve të nevojshme pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), duke mbetur të bllokuara edhe pas marrjes së kontratave.
Një nga shqetësimet kryesore të ngritura është kompleksiteti i procedurave. Për shkak të burokracisë së theksuar, një biznes mund të presë pothuajse një vit për përfundimin e procesit të marrjes së lejes për shfrytëzimin e pronës publike.
“Janë me qindra kërkesa të deponuara prej kohësh në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, të cilat vazhdojnë të mos përcillen në Zyrën për Administrimin e Pronës Publike për trajtim të mëtejshëm. Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, është evidentuar rritje e vazhdueshme e importit të zhavorrit, ku Serbia prin në listën e vendeve nga të cilat importohet ky material. Për DHTIK-në, vonesat në aktivizimin e kapaciteteve vendore ndikojnë në kostot e kompanive dhe në realizimin e projekteve dhe investimeve”.
DHTIK kërkon që procedurat të rishikohen në mënyrë tërësore, me qëllim eliminimin e burokracisë së panevojshme, reduktimin e numrit të institucioneve të përfshira dhe shkurtimin e afateve për trajtimin e kërkesave.
Dhoma e konsideron urgjente përfundimin e ndryshimeve në Ligjin për Pronën Publike, si dhe vendosjen e një mekanizmi të qartë të koordinimit ndërinstitucional dhe të përcjelljes së kërkesave, me afate të përcaktuara për secilin institucion, me synim krijimin e një kuadri më të qartë, më efikas dhe më të parashikueshëm për bizneset dhe investitorët.
Kryeministri Rama në Këshillin Shqiptaro-Amerikan: Në Shqipëria demokracia po ndërton imunitetin e vet
Në fjalimin që mbajti në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane kryeministri Edi Rama duke ju referuar zhvillimeve......
Takimi, kreu i doganave greke në Tiranë, hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, priti sot në Tiranë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Greqisë, z. Dimitrios Bourikos, në kuadër të......
Lëvizje në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 25.09.2026. Sipas njoftimit Këshilli i Ministrave......
Reagim i Kryeministrit Edi Rama: BE e çmon Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit
Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në......
BE zhbllokon ndihmën për Ukrainën - 6.6 mld euro ndihmë ushtarake, bllokuar që prej vitit 2023
Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të zhbllokojnë një paketë prej 6.6 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila kishte mbetur e bllokuar......
Von der Leyen nis turneun në Ballkan - Presidentja e KE-së mbërrin të mërkurën në Tiranë për takime zyrtare
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë javën e ardhshme turneun e saj në Ballkan me një vizitë në Shqipëri. Sipas agjendës së......
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës - Prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë
Dy apartamente të konfiskuara janë kthyer në një hapësirë sociale në shërbim të grave dhe vajzave viktima të dhunës, si dhe fëmijëve të tyre, përmes ngritjes......
Turqia prin investimet në vend - BSH: Austria në vendin e dytë, ndërsa Ishujt Kajman bëjnë hyrjen e parë në treshen kryesore
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

