Depozitat “tkurren” edhe në Mars - Regjistruan rënie me 1.1%. "Digjen" rreth 144 milionë euro

Depozitat në paranë e gjerë kanë rënë sërish përgjatë muajit Mars të këij viti, pas rënies në muajin Shkurt, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, shifrat e Marsit flasin për 1.30 trilionë lekë depozita, nga rreth 1.32 trilionë lekë të muajit Shkurt.
Tkurrja e depozitave në paranë e gjerë ka nisur që në muajin Shkurt të vitit të kaluar, duke u ndalur në Gusht të vitit 2023, dhe një kthesë pati edhe në Dhjetor e në Janar të vitit aktual. Pra, në harkun kohor të gati një viti, duket se depozitat bankare kanë ndryshuar me ritme të ngadalta.
Në Mars depozitat në paranë e gjerë janë tkurrur me plot 1.1%, ose 14.5 miliardë lekë më pak, krahasuar me muajin Shkurt. Nëse e konvertojmë shohim se rënia regjistrohet në 144 milionë euro. Ndërkohë, rikujtojmë se në muajin Shkurt të po këtij viti depozitat ranë me 0.4%, krahasuar me Janarin.
Sa i përket depozitave në lekë, rënia është më e kontrolluar në Mars, prej vetëm 0.6% në terma mujorë, dhe depozitat kanë zbritur pranë 587 miliardë lekëve, nga 591 miliardë që regjistroheshin në muajin Shkurt. Nga krahu tjetër, ato në valutë regjistrojnë një rënie më të madhe, prej 1.5%, por që është kryesisht efekt i kursit të këmbimit, pasi për arsye statistikore depozitat në valutë konvertohen në lekë.
Nga ana tjetër, nëse shohim treguesin e depozitave sipas monedhave, jo sipas indikatorit të parasë së gjerë, që përfshin ndryshe nga ky i fundit edhe paratë e jo-rezidentëve (të huajve), shohim se depozitat në euro janë rritur me 1.5% në Mars, ose me rreth 112 milionë euro në një muaj.
Kjo tendencë konfirmon kështu fluksin e lartë të injektimit të monedhës së përbashkët europiane në ekonominë shqiptare, çka ka ndikuar edhe në zhvlerësimin e euros. Pra, duket se zhvlerësimi i saj ka zhvlerësuar ndjeshëm edhe depozitat e shqiptarëve për disa muaj me radhë.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Dështon krijimi i prodhuesit më të madh të bakrit në botë - Britanikët refuzojnë 36 miliardë euro nga kompania australiane BHP
36 miliardë euro ishte shifra të cilën BHP do të paguante që të merrte epitetin e ‘gjigantit’ të minierave. Në fakt grupi australian i minierave dhe metaleve......

Rregulla të reja për nxjerrjen e mineraleve të rralla? - Kërkesa e 100 vendeve. Synohet parandalimi i dëmeve mjedisore
Një grup prej afro 100 vendesh i drejtuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara do të hartojë udhëzime të reja për të parandaluar disa nga dëmtimet mjedisore......

Arabia Saudite, në kërkim të litiumit në Kili - Vendi synon diversifikimin e ekonomisë duke u shkëputur nga nafta
Arabia Saudite është e vendosur për të siguruar litium nga jashtë, pasi duhet të prodhojë bateri për automjete elektrike dhe të investojë në këtë sektor.......

Bankat perëndimore paguajnë 800 mln euro taksa në Rusi - Pjesa më e madhe e tyre nuk reduktojnë dot ekspozimin
Bankat më të mëdha perëndimore që kanë mbetur në Rusi i kanë paguar Kremlinit më shumë se 800 milionë euro taksa, vitin e kaluar. Një shifër katër herë më e......

Fituesi surprizë në betejën tregtare mes SHBA-së dhe Kinës!
Ndërsa zinxhirët e furnizimit të SHBA shkëputen nga Kina, sektori i prodhimit të Meksikës po del si fitues. Prodhimi në Meksikë është tërheqës për kompanitë që......

Japonezët, të lodhur me turistët - Masa drastike, jo më foto dhe selfie!
Turistët nuk janë më të mirëpritur në Japoni. Të paktën në disa qytete pikoreske dhe të njohura për panoramat mbresëlënëse. Një nga këto qytete po ngre një......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi është blerë sot me 93.9 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas......

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik të Velipojës: Masa për një sezon të suksesshëm turistik!
Në Velipojë ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike në pjesën......