Bota Postuar më 29 Prill 2024, 10:56

Arabia Saudite, në kërkim të litiumit në Kili - Vendi synon diversifikimin e ekonomisë duke u shkëputur nga nafta

Nga SCAN TV
Arabia Saudite, në kërkim të litiumit në Kili - Vendi synon

Arabia Saudite është e vendosur për të siguruar litium nga jashtë, pasi duhet të prodhojë bateri për automjete elektrike dhe të investojë në këtë sektor. Deklarata u bë nga ministri i Industrisë dhe Burimeve Minerale Bandar Alkhorayef, duke vënë në dukje se përpjekjet për të siguruar furnizimet e brendshme ishin në një fazë të hershme.

Arabia Saudite, ekonomia e së cilës prej dekadash mbështetet tek naftë, ka shpenzuar miliarda duke u përpjekur të kthehet në një qendër për prodhimin e automjeteve elektrike si pjesë e përpjekjeve të princit të kurorës Mohammed Bin Salman për të diversifikuar ekonominë e vendit.

Arabia Saudite ka filluar të eksplorojë nxjerrjen e litiumit nga uji i detit dhe nga shkarkimet e kripura nga fushat e naftës të mbretërisë në bashkëpunim me Aramco. Por nuk ishte e qartë nëse këto nisma do të ishin të suksesshme.

Një vit më parë, fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite, Fondi i Investimeve Publike - PIF dhe kompania e saj kryesore e minierave ‘Ma'aden’ formuan një sipërmarrje të përbashkët të quajtur ‘Manara Minerals’ për të investuar në asetet minerare jashtë vendit.

Ambasada e Arabisë Saudite në Santiago iu drejtua ministrisë së minierave të Kilit për të pritur një delegacion nga vendi i Lindjes së Mesme këtë vit për të diskutuar investimet e mundshme në sektorin e minierave të Kilit. Nga ana e saj ministrja e Minierave të Kilit, Aurora Uilliams, nuk pranoi të japë detaje rreth asaj se cilat metale mund të jenë me interes për Arabinë Saudite.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 29 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi është blerë sot me 93.9 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat