Shqipëria Postuar më 27 Prill 2024, 11:44

Shqipëria dhe Gjermania nënvizojnë bashkëpunimin intensiv në luftën ndaj krimit!

Nga SCAN TV
Shqipëria dhe Gjermania nënvizojnë bashkëpunimin intensiv

Policia e Shtetit bën me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, Karl Bergner, dhe përfaqësuesit e Zyrës Federale Kriminale (BKA) në Tiranë.

“Globaliteti i botës së krimit, që me zhdërvjellësi synon të arrijë qëllime kriminale, duke cenuar ligjin, rendin e sigurinë, na shtyn ne, si institucione e agjenci të zbatimit të ligjit, të jemi më pranë njëri-tjetrit. Ne kemi për detyrë t’u garantojmë qytetarëve tanë rend e siguri. Në një botë gjithnjë e më të hapur, kjo realizohet vetëm me ndërveprim, operativitet dhe profesionalizëm”, u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi kontributin e veçantë për bashkëpunimin mes dy policive të Holger Primas, i cili përfundoi detyrën e tij si oficer i kontaktit të BKA-së në Shqipëri.

Rrumbullaku i dha Holger Primas certifikatën “Për shërbime të dalluara” ndërsa nga ana e tij, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëpunimin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat