Britania “ndihmon” Moskën në luftën kundër Kievit - Akuza e Global Witness: Londra “pastron” naftën ruse duke rrezikuar Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar është akuzuar për ‘ndihmën’ që i jep Rusisë për të paguar për luftën e saj në Ukrainë, duke vazhduar të importojë sasi rekord të naftës së rafinuar nga vendet që përpunojnë lëndët djegëse fosile të Kremlinit.
Lajmi është publikuar nga britanikja Guardian në një artikull, i cili gjithashtu paraqet një seri të dhënash qeveritare analizuar nga faqja e lajmeve mjedisore Desmog. Sipas analizës, importet e naftës së rafinuar nga India, Kina dhe Turqia arritën në 2.2 miliardë paund në vitin 2023, një vlerë që korrespondon me rekordin e një viti më parë.
Rusia është furnizuesi më i madh i naftës së papërpunuar për Indinë dhe Kinën, ndërsa Turqia është bërë një nga importuesit më të mëdhenj të naftës ruse që kur Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Vërehet se kohët e fundit Rusia ka vënë në shënjestër gjithnjë e më shumë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, me vetëm disa termocentrale të mëdhenj që ende nuk janë dëmtuar ose shkatërruar.
Në përgjigje të pushtimit të vitit 2022, aleatët e Ukrainës u zotuan të largohen nga nafta dhe gazi rus. Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar zyrtarisht importet e produkteve të naftës ruse nga 5 dhjetori 2022. Megjithatë, një boshllëk në ligj ka lejuar që nafta ruse të vazhdojë të rrjedhë në vend.
Meqenëse nafta ruse rafinohet në një vend tjetër, ajo nuk konsiderohet më se vjen nga Rusia, duke anashkaluar kështu çdo kufizim në lëvizjen e saj. Si rezultat, nafta ruse u shitet vendeve aleate për përpunim përpara se të eksportohet në Mbretërinë e Bashkuar. Vlera e naftës së rafinuar të eksportuar nga India në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në mënyrë dramatike që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022.
Në vitin 2021, Britania e Madhe importoi 402.2 milion paund naftë të rafinuar nga vendi, e cila u rrit në 1.82 miliardë paund në 2022-shin dhe u vendos në 1.5 miliardë paund në vitin 2023. Ndërkohë, vlera e importeve të naftës së rafinuar nga Turqia është rritur nga vetëm 1.8 milion paund në 20210-shin në 60.3 milion paund në 2023-shin. Global Witness thekson se miliona fuçi karburant të prodhuar nga nafta ruse vazhdojnë të rrjedhin në Mbretërinë e Bashkuar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shqipëria, e para në botë për sigurinë kibernetike - Kthehet me trofe nga konkursi në Dubai ku merrnin pjesë 114 shtete
Shqipëria renditet në vendin e parë nga 114 shtete të botës në konkursin për sigurinë kiberenetike. Qendrat kombëtare dhe qeveritare të shteteve të ndryshme......

Pak aktivitet nga furnizuesit privatë të energjisë elektrike - Të dhënat/Nga 31 të licencuar, vetëm 9 kanë patur klientë
Teksa Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 31 subjekte në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, vetëm 9 prej tyre kanë ushtruar aktivitet për......

Forcimi i dollarit shqetëson SHBA - Demokratët dhe republikanët nxisin prodhimin amerikan
Forca e dollarit ka qenë një burim shqetësimi të madh kohët e fundit. Siç thekson “Economist” në analizën e tij, një dollar më i fortë është “i rrezikshëm”,......

880 milionë euro për mbrojtjen e lumenjve - Balluku: Ujërat, motor i zhvillimit të turizmit
Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore është lancuar programi i Bashkimi Evropian, EU4Rivers, i cili ka për qëllim mbrojtjen, ose përmirësimin......

Hekurudhat, Shqipëria për 10 vite e ndërlidhur me fqinjët - Spahiu: Kuadër ligjor si BE, sfidë elektrifikimi i rrjetit
Rrjeti hekurudhor shqiptar po modernizohet, ku do të ketë një sistem të ndërlidhur me shtetet fqinje. Eksperti, njëherazi administrator i rrjetit hekurudhor të......

Qeveria nuk rinovon koncesionin e pullave fiskale - “Nga 1 janari 2025, aktivitetin do ta kryejë një person i autorizuar nga Ekzekutivi”
Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Ndryshimet në ligjin përkatës të......

Investitorët e huaj në Shqipëri fituan mbi 1 mld euro - Pasuritë e paluajtshme dhe industria nxjerrëse, rekord historik në 2023
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për vitin që lamë pas fiksohet pranë 1.5 miliardë eurove, ndërsa fitimet e investitorëve të huaj në......

Më shumë shqiptarë për pushime jashtë vendit - Shifrat e INSTAT/ Mbi 1,7 milionë shtetas në 3-mujorin e parë 2024
Ndonëse numri i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri po prek rekorde në rritje, thuajse e njëjta ecuri regjistrohet edhe në daljen e shtetasve shqiptarë......