Hekurudhat, Shqipëria për 10 vite e ndërlidhur me fqinjët - Spahiu: Kuadër ligjor si BE, sfidë elektrifikimi i rrjetit

Rrjeti hekurudhor shqiptar po modernizohet, ku do të ketë një sistem të ndërlidhur me shtetet fqinje. Eksperti, njëherazi administrator i rrjetit hekurudhor të mallrave në jug të vendit Dritan Spahiu, ka thënë se po bëhet një punë shumë e mirë, ku sfidë mbetet elektrifikimi.
“BE financon 50% grandet për hekurudhat, e kjo tregon rëndësinë ku dhe Shqipëria të jetë pjesë e të njëjtit rrjet si vendet e zhvilluara. Shqipëria po përshtatat infrastruktukturën dhe legjislacionin, tashmë hartuam të gjitha aktet nënligjore. Është bërë një punë shumë e mirë nga Ministria e Infrastrukturës. Synojmë që brenda 2-3 vitesh të kemi të njëjtin kuadër ligjor” – thotë Spahiu.
Duke folur për përfitimet ekonomike dhe mjedisore të hekurudhave, Spahiu ka theksuar se hekurudha Durrës-Prishtinë, është i vetmi projekt që nuk financohet nga BE.
“Punimet në linjën Tiranë- Durrës po avancojnë, nuk ka patur probleme me shpronësimet, sfidë mbetet elektrifikimi i hekurudhës. Linja Tiranë-Rinas është tërësisht e re dhe ka kompleksitetin e vet. Elektrifikimi pritet të bëhet brenda vitit të ardhshëm. Hekurudha Durrës-Prishtinë ka rëndësi dhe është i vetmi projekt që nuk financohet nga BE. Një projekt strategjik, që duhet të ishte bërë paralelisht me rrugën e Kombit. Do të ketë përfitim, ndërkohë me Greqinë projekti është në fazë fizibiliteti, ndërsa me Maqedoninë e Veriut, diskutimet janë shumë të avancuara”- thotë eksperti i rrjetit hekurudhor.
Brenda këtij viti do të nisë rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, e cila do të përfundojë në vitin 2030, e do të kushtojë 370 milionë euro. Në projektligjin për marrjen e kredisë prej 98 mln euro nga BERZH, ku hekurudha do të jetë elektrike, shkurtohet distanca Shqipëri-Mali i Zi në vetëm 2 orë dhe lidh vendin me ekonomitë e vendeve fqinje. Spahiu thotë se pritet të ketë 1 mln tonë transport mallra në vit.
“Duhet marë parsysh fakti që linja Vorë-Hani Hotit kushton 370 mln euro. Brenda 10 viteve ne do kemi një sistem hekurudhor shumë të ndërlidhur me shtetet fqinje. Vorë- Hani i Hotit pritet të ketë 1 mln ton transport mallra në vit, e cila është shumë e rëndësishme, ndërsa hekurudha Durrës-Tiranë, më shumë do të jetë për transport pasgjerësh, sepse linja është e shkurtër’’-shton eksperti hekuradhave Spahiu.
Ndërkohë me hekurudhën e jugut aktualisht kryhet rreth gjysmë milinë ton në vit transport mallrash, transport që ka volum dhe është rentabël. Ndërsa sa i takon hekurudhës Duurës-Tiranë –Rinas, Spahiu pohon se do të ketë shumë përfitim për turzimin, pasi lidhja me portet dhe aeroportet japin impakt të madh.
Alida Lula/SCAN
Sondazh

Qeveria nuk rinovon koncesionin e pullave fiskale - “Nga 1 janari 2025, aktivitetin do ta kryejë një person i autorizuar nga Ekzekutivi”
Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Ndryshimet në ligjin përkatës të......

Investitorët e huaj në Shqipëri fituan mbi 1 mld euro - Pasuritë e paluajtshme dhe industria nxjerrëse, rekord historik në 2023
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për vitin që lamë pas fiksohet pranë 1.5 miliardë eurove, ndërsa fitimet e investitorëve të huaj në......

Më shumë shqiptarë për pushime jashtë vendit - Shifrat e INSTAT/ Mbi 1,7 milionë shtetas në 3-mujorin e parë 2024
Ndonëse numri i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri po prek rekorde në rritje, thuajse e njëjta ecuri regjistrohet edhe në daljen e shtetasve shqiptarë......

Gjykata Kushtetuese pranon padinë - Cilat janë ankesat e profesioneve të lira? Tabaku: 11 mijë biznese të mbyllura
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim padinë e depozituar nga Partia Demokratike dhe grupet e interesit për të rrëzuar ligjin që taton......

Sa i “besojnë” të huajt shëndetin e tyre Shqipërisë? - Pas pandemisë ranë ndjeshëm vizitat për trajtime shëndetësore
Shqipëria tani më është një atraksion shumë i dashur, jo vetëm për vendasit, por sidomos për të huajt. Publikime e INSTAT lidhur me turizmin konfirmojnë herë......

Në cilin vit konsumuam më shumë energji elektrike? - Raporti i Entit Rregullator tregon ecurinë në periudhën 2004-2023
Energjia elektrike është burimi kryesor për konsumatorin shqiptar, që nga familjarët e deri të bizneset. Por, si është luhatur konsumi i energjisë ndër vite?......

Parizienët, të “zemëruar” me Lojërat Olimpike - Planifikimi dhe rreziqet e sigurisë janë në plan të parë
Reagimet në kryeqytetin francez janë negative kur kanë mbetur rreth 100 ditë nga hapja e Lojërave Olimpike. Shumë parizienë po planifikojnë të largohen, duke......

Kthesa e madhe e vendeve të Gjirit Persik - Fitimet e tepërta nga nafta “blejnë” gjithçka. Nga minierat, tek drithërat
Nëse Emiratet e Bashkuara Arabe likuidonin rezervat e tyre valutore, do ta bënin secilin prej rreth 1 milion qytetarëve të saj milioner. Diçka e ngjashme vlen......