Investitorët e huaj në Shqipëri fituan mbi 1 mld euro - Pasuritë e paluajtshme dhe industria nxjerrëse, rekord historik në 2023

Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për vitin që lamë pas fiksohet pranë 1.5 miliardë eurove, ndërsa fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri kanë arritur rekordin historik duke prekur vlerën e 1 miliardë eurove. Sipas të dhënave të publikuara në bilancin e Bankës së Shqipërisë rezulton se investitorët e huaj fituan 14.6% më shumë se një vit më parë dhe 72% më shumë se gjatë vitit të pandemisë globale.
‘’Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesa kanë tërhequr investitorët nga investimet e portofolit (kjo shumë mund të shpërndahet në formën e dividentit apo yield-it). Për të llogaritur shumën e tërhequr mjafton që nga të ardhurat totale të investimeve të zbriten fitimet e riinvestuara. Pas përllogaritjeve, konkludojmë se vetëm në vitin 2023 investitorët e huaj tërhoqën më shumë se 211 milionë euro, ose 37% më shumë se vitin e kaluar.
Në të kundërt, të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet e bëra jashtë vendit në vitin 2023 arritën në 200 milionë euro, ose 60 milionë euro më shumë se në vitin 2022. Ndërsa bilanci neto i të ardhurave nga investimet rezulton të jetë me deficit prej 813 milionë eurosh. Kjo ndodh sepse pesha e investimeve të Shqipërisë jashtë vendit është shumë më e vogël krahasuar me investimet që të huajt bëjnë në vendin tonë.
Por, cila është origjina e investitorëve kryesorë në Shqipëri dhe në cilët sektorë po investohet më shumë?
Nëse analizojmë të dhënat e Investimeve të Huaja Direkte sipas shteteve, rezulton se Holanda dhe Italia vijojnë të qëndrojnë në vend të parë në terma fluksesh edhe gjatë vitit 2023. Krahasuar me një vit më parë, shifrat tregojnë se Holanda e ka rritur prezencën e saj në tregun shqiptar me 10%, ndërsa Italia me 49%. Konkretisht investimet nga Holanda regjistrohen pranë 241 milionë eurove dhe ato nga Italia pranë 203 milionë eurove. Renditja vijon me Gjermaninë me rreth 179 milionë dhe me Austrinë me rreth 119 milionë euro. Shtetet e tjera të origjinës së investimeve të huaja në vendin tonë ndjekin me diferenca të mëdha me vendet e para të listës.
Ndërsa përsa i përket sektorëve investitorët e huaj janë përqëndruar kryesisht në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, industrisë nxjerrëse dhe aktiviteteve financiare e të sigurimit. Gjatë vitit 2023 në sektorin e ndërtimit u investuan 325 milionë euro, ndërsa në industri dhe aktivitetet financiare investitorët e huaj angazhuan përkatësisht 270 milionë euro dhe 239 milionë euro.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Më shumë shqiptarë për pushime jashtë vendit - Shifrat e INSTAT/ Mbi 1,7 milionë shtetas në 3-mujorin e parë 2024
Ndonëse numri i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri po prek rekorde në rritje, thuajse e njëjta ecuri regjistrohet edhe në daljen e shtetasve shqiptarë......

Gjykata Kushtetuese pranon padinë - Cilat janë ankesat e profesioneve të lira? Tabaku: 11 mijë biznese të mbyllura
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim padinë e depozituar nga Partia Demokratike dhe grupet e interesit për të rrëzuar ligjin që taton......

Sa i “besojnë” të huajt shëndetin e tyre Shqipërisë? - Pas pandemisë ranë ndjeshëm vizitat për trajtime shëndetësore
Shqipëria tani më është një atraksion shumë i dashur, jo vetëm për vendasit, por sidomos për të huajt. Publikime e INSTAT lidhur me turizmin konfirmojnë herë......

Në cilin vit konsumuam më shumë energji elektrike? - Raporti i Entit Rregullator tregon ecurinë në periudhën 2004-2023
Energjia elektrike është burimi kryesor për konsumatorin shqiptar, që nga familjarët e deri të bizneset. Por, si është luhatur konsumi i energjisë ndër vite?......

Parizienët, të “zemëruar” me Lojërat Olimpike - Planifikimi dhe rreziqet e sigurisë janë në plan të parë
Reagimet në kryeqytetin francez janë negative kur kanë mbetur rreth 100 ditë nga hapja e Lojërave Olimpike. Shumë parizienë po planifikojnë të largohen, duke......

Kthesa e madhe e vendeve të Gjirit Persik - Fitimet e tepërta nga nafta “blejnë” gjithçka. Nga minierat, tek drithërat
Nëse Emiratet e Bashkuara Arabe likuidonin rezervat e tyre valutore, do ta bënin secilin prej rreth 1 milion qytetarëve të saj milioner. Diçka e ngjashme vlen......

“Rënia e parakohshme” e euros/ Prilli i 2024, si korriku i 2023 - Monedha europiane arriti këtë muaj nivelet e kulmit të sezonit veror
Përgjatë viteve, monedha europiane euro këmbehej me nivele të ulëta përballë lekut shqiptar, në dy momente; gjatë sezonit turistik veror dhe në fundvit kur......

Mbyllet fusha më e madhe e gazit në Europë - Holanda përpiqet të shmangë tërmetet
Holanda mbylli zyrtarisht fushën e gazit të Groningenit pasi autoritetet miratuan një pezullim të përhershëm të operacioneve të shpimit në vend për të kufizuar......