Gjykata Kushtetuese pranon padinë - Cilat janë ankesat e profesioneve të lira? Tabaku: 11 mijë biznese të mbyllura

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim padinë e depozituar nga Partia Demokratike dhe grupet e interesit për të rrëzuar ligjin që taton profesionistët e lirë deri në 23 për qind. Deputetja Jorida Tabaku ka organizuar një tryezë diskutimi me përfaqësues të profesioneve të lira, ku janë ngritur shqetësimet që do të parashtrohen në Gjykatën Kushtetuese deri më 21 Maj.
“Asnjë nga shqetësimet që ka ardhur nga grupet e interesit nuk është reflektuar në variantin final të ligjit nga ana tjetër zbatimi i ligjit nuk është ashtu siç është shkuar. Janë 11 mijë biznese të bogla të deklaruara të mbyllura gjatë këtij viti dhe nuk ka pasyr asnjë reagim. Në padinë që kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese kemi pasur si qëllim të mirën publike. Ky profesion nuk mund të konsiderohet si të gjithë të tjerat dhe s’mund të tatohet më shumë se çdo punë tjetër.”
Profesionistët kanë ngritur shqetësimet sa i takon llogaritjes së kësteve, mosnjohjes së shpenzimeve si dhe tatimit të vendosur i cili shikohet si pa arsyeshëm dhe që do të përkthehet me efekte negative jo vetëm për bizneset, por edhe për buxhetin.
“Taksa për profesionet e lira ka qenë në fillim 7.5 për qind. Më pas në 2015 u bë 5 për qind dhe më vonë ku zerua. Çdo e ardhur tatimore që mblidhet nga buxheti për këto subjekte është me kosto të lartë dhe del me humbje. Pse pikërisht ky nivel takse? Nuk shoh as kushtet ekonomike për aplikimin e saj, pasi vijmë pa snjë pandemie, luftës dhe një hiperinflacioni. Ligji hyn në fuqi i cunguar sepse sistemi nuk është gati. Dhe një ligj duhet të hyjë në fuqi i plotë. Duhet të hynte si paketë e plotë duke u shtyrë me një vit”.
“Prezumimi ku fillon ligji është i pasaktë, sepse s’kemi pasur detyrim për të dorëzuar bilance. Më janë llogaritur këstet me normë 23 % për qind. Duhet të më hiqen aprirori 30 % e shpenzimeve. Mbi ç’bazë është vendosur ky 15 %, cila është arsyeja logjike?”
“Si mund të parapaguaj tatimfitim kur nuk kam garanci çdo më ndodhë deri në fund të vitit, a do kem humbje, anulim kontratash? S’mund të krahasosh të punësuarin me te vetëpunësuarin. Nuk janë të barazueshëm”
Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ka shkaktuar reagime dhe mosakordësi nga ana e profesionistëve të lirë për mënyrën si janë llogaritur këstet, duke mos u zbritur shpenzimet e parashikuara, dhe kjo ka sjellë edhe një lumë ankesash drejtuar administratës tatimore.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Sa i “besojnë” të huajt shëndetin e tyre Shqipërisë? - Pas pandemisë ranë ndjeshëm vizitat për trajtime shëndetësore
Shqipëria tani më është një atraksion shumë i dashur, jo vetëm për vendasit, por sidomos për të huajt. Publikime e INSTAT lidhur me turizmin konfirmojnë herë......

Në cilin vit konsumuam më shumë energji elektrike? - Raporti i Entit Rregullator tregon ecurinë në periudhën 2004-2023
Energjia elektrike është burimi kryesor për konsumatorin shqiptar, që nga familjarët e deri të bizneset. Por, si është luhatur konsumi i energjisë ndër vite?......

Parizienët, të “zemëruar” me Lojërat Olimpike - Planifikimi dhe rreziqet e sigurisë janë në plan të parë
Reagimet në kryeqytetin francez janë negative kur kanë mbetur rreth 100 ditë nga hapja e Lojërave Olimpike. Shumë parizienë po planifikojnë të largohen, duke......

Kthesa e madhe e vendeve të Gjirit Persik - Fitimet e tepërta nga nafta “blejnë” gjithçka. Nga minierat, tek drithërat
Nëse Emiratet e Bashkuara Arabe likuidonin rezervat e tyre valutore, do ta bënin secilin prej rreth 1 milion qytetarëve të saj milioner. Diçka e ngjashme vlen......

“Rënia e parakohshme” e euros/ Prilli i 2024, si korriku i 2023 - Monedha europiane arriti këtë muaj nivelet e kulmit të sezonit veror
Përgjatë viteve, monedha europiane euro këmbehej me nivele të ulëta përballë lekut shqiptar, në dy momente; gjatë sezonit turistik veror dhe në fundvit kur......

Mbyllet fusha më e madhe e gazit në Europë - Holanda përpiqet të shmangë tërmetet
Holanda mbylli zyrtarisht fushën e gazit të Groningenit pasi autoritetet miratuan një pezullim të përhershëm të operacioneve të shpimit në vend për të kufizuar......

Ku mund të fitosh më shumë para’ në Gjermani? - 40 mijë vende të lira në banka, Frankfurti më “i eturi”
Industria bankare gjermane shpalli gati 40.000 vende të lira pune në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që është më shumë se në të njëjtën periudhë......

Ulja e kostove për bateritë e ruajtjes së energjisë - Mënyra për të nxitur kalimin tek burimet e rinovueshme
Një rënie e mprehtë dhe e pritshme e kostove të baterive për ruajtjen e energjisë në vitet e ardhshme do të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme nga......