Ku mund të fitosh më shumë para’ në Gjermani? - 40 mijë vende të lira në banka, Frankfurti më “i eturi”

Industria bankare gjermane shpalli gati 40.000 vende të lira pune në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që është më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por paraqet edhe një reagim ndaj të gjithë ekonomisë në të cilën numri i vendeve të hapura të punës është ulur. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar ka një ndikim të madh në sektorin financiar.
Numri i pozicioneve të shpallura publikisht nga bankat, institucionet e kreditit dhe bankat e kursimeve në Gjermani ishte 39.846 në tremujorin e parë të 2024-ës, një rritje prej 4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në ekonomi në tërësi, megjithatë, numri i vendeve të punës të shpallura publikisht është ulur për 9 %, sipas të dhënave më të fundit. Për sa i përket ofertave të punës, Frankfurt justifikoi reputacionin e tij si kryeqyteti financiar gjerman. Në tremujorin e parë të këtij viti kishte më shumë se 4.200 vende pune të shpallura publikisht në kryeqytet, pasuar nga Berlini dhe Mynihu me rreth 2.700 dhe 2.500 oferta në sektorin financiar.
Përveç Duseldorfit, Hamburgut dhe Shtutgartit, të dhënat tregojnë tre qytete të tjera ku më shumë se 1000 vende pune në industrinë bankare u shpallën të lira midis janarit dhe marsit.
Siç pritej, më së shumti vende të lira pune në industri në të gjithë Gjermaninë ishin në financa dhe kontabilitet me rreth 16.600 vende pune. Shitjet dhe shpërndarja janë në vendin e dytë me rreth 7400 vende pune. Dhe në vend të tretë është fusha e organizimit dhe menaxhimit të projekteve me rreth 4300 vende pune.
Përveç atyre me përvojë profesionale, bankat gjermane janë në kërkim të talenteve të reja. Të dhënat e indeksit tregojnë se rreth një e katërta e 40.000 pozicioneve të shpallura ishin për profesionistë të rinj, praktikantë dhe studentë.
Në Gjermani pagat më të larta janë pikërisht në sektorin bankar dhe atë financiar. Si punonjës banke, paga mesatare vjetore shkon në 41.800 euro dhe një pagë mujore 3.483 euro. Kjo korrespondon me një pagë për orë prej 21.77 euro. Pagat e atyre që janë në pozita drejtuese janë shumë më të larta dhe arrijnë deri në 10 mijë euro.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ulja e kostove për bateritë e ruajtjes së energjisë - Mënyra për të nxitur kalimin tek burimet e rinovueshme
Një rënie e mprehtë dhe e pritshme e kostove të baterive për ruajtjen e energjisë në vitet e ardhshme do të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme nga......

OKB: Mbi 281 milionë njerëz u përballën me uri akute në vitin 2023!
Më shumë se 281 milionë njerëz në 59 vende përjetuan nivele të larta të pasigurisë ushqimore, duke kërkuar ndihmë urgjente, sipas një raporti të OKB-së.......

Java mbyllet negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 3.8 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë nga......

Shpallet fituesi për projektin “Expo Albania” - Konkursin e fiton studio amerikane Steven Hall
Pas prezantimit të projekteve të të gjitha studiove konkurruese për projektin më të mirë të qendrës multifunksionale të Tiranës “Expo Albania”, juria ka......

Kosto 850 euro/metri katror, pse shiten dyfish banesat? - Roshi e Shkembi: Rritje artificiale, “qielli’’ është limiti
Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të Tiranës, është......

Rregullat e reja për sezonin turistik - Ekspertja Xhemani: Me rëndësi, formalizimi i strukturave akomoduese
Parandalimi i ndotjes së hapësirave të plazhit, certifikimi i strukturave akomoduese dhe nxitja e arsimit profesional për përmirësimin e shërbimit janë disa......

Ligji gjerman “prek” biznesin shqiptar - Kontrolli i detyrueshëm në zinxhirët e prodhimit, detyrime për nënkontraktorët
Ligji gjerman për kontrollin e detyrueshëm në zinxhirët e prodhimit do të ketë ndikim edhe mbi të drejtat e punëtorëve, kopmanitë shqiptare dhe mjedisin në......

Pse u falsifikuan më pak para’ në vitin 2023? - Analiza/ Rritja e cilësisë, elementët e sigurisë, por edhe eleminimi i “cash”
Në vitin 2023 janë sekuestruar 195 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 343 copëve në vitin 2022, si dhe 71 copë monedha......