Pse u falsifikuan më pak para’ në vitin 2023? - Analiza/ Rritja e cilësisë, elementët e sigurisë, por edhe eleminimi i “cash”

Në vitin 2023 janë sekuestruar 195 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 343 copëve në vitin 2022, si dhe 71 copë monedha metalike. Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara ka arritur nivelin e 1.3 copë kartëmonedha për 1 milion në qarkullim, nga 2.2 në vitin 2022, duke konstatuar kështu një ulje të ndjeshme të këtij treguesi. Theksojmë se ky koeficient arriti kulmin gjatë vitit 2020 që përkon me vitin e pandemisë globale.
Arsyet e reduktimit të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara lidhen me rritjen e cilësisë dhe elementëve të sigurisë të aplikuara në kartëmonedhat e serisë së re që u emetuan në fund të vitit 2023. Edhe të dhënat e institucionit të "Bankës së Shqipërisë" konfirmojnë se 78% e monedhave të falsifikuara i përkasin serisë së vjetër pasi nga këndvështrimi teknik i fenomenit të falsifikimit të kartëmonedhave kombëtare, ato janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale komerciale, pothuajse vetëm me teknikën ink-jet me ngjyra, të shoqëruara me aplikim të teknikave artizanale dhe teknologjike për imitimin e elementeve të sigurisë. Ndërkohë, elementët e sigurisë të lexueshme prej pajisjeve autentifikuese të cilat janë të aplikuara në monedhat aktuale në qarkullim nuk ndeshen në asnjë rast të imituara.
Fakti që kemi më pak kartëmonedha të falsifikuara në treg mund të lidhet edhe me uljen e përdorimit të cash-it dhe rritjes së pagesave elektronike. Sipas të dhënave të "Bankës së Shqipërisë" gjithsej në vendin tonë gjatë vitit 2023 ishin 19.184 terminale POS ose 18.2% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, duke shënuar kështu edhe një numër rekord të instrumentave elektronikë për pranimin e pagesave me kartë. Gjithashtu, rritja e këtyre pagesave lidhet edhe me fluksin e turistëve të cilët kanë shfaqur një kërkesë të shtuar për pranimin e pagesave në formë elektronike.
Gjatë vitit 2023 ka vijuar prirja rritëse e pagesave në formë elektronike, ndërsa pagesat në formën e letrës kanë ruajtur pothuajse të njëjtat vlera. Rreth 89% e numrit të pagesave të kryera si nga bankat, ashtu edhe nga jobankat, ka qenë në formë elektronike. Krahasuar me një vit më parë, numri i këtyre pagesave është rritur me 25.5%, ndërsa vlera e tyre është rritur me 27.1%.
Zhvillimet e pagesave elektronike kanë kontribuuar në përmbushjen e objektivave sasiorë të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël, duke arritur një nivel përdorimi prej 21 pagesash elektronike për frymë për vitin 2023, nga 10 që është objektivi i Strategjisë për vitin.
"Scan Intel" ka analizuar të dhënat për të kuptuar se cilat kartëmonedha ishin më të prirura për t'u falsifikuar. Sa i përket shpërndarjes strukturore të kartëmonedhave të falsifikuara, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1,000 Lekë dhe 5,000 Lekë, të ndjekura nga prerja 2,000 Lekë dhe 500 Lekë. Ndërkohë që monedha metalike prerje 50 lekë vijon të falsifikohet në sasi të ulët dhe të papërfillshme.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Profesionistët e lirë, nisma për të “rrëzuar” tatim-fitimin - Cilat janë rrugët që po ndjekin dhe argumentet kundër ligjit të ri?
Mbi 29 mijë subjekte të kategorizuara si profesione të lira detyrohen të paguajnë tatim-fitim gjatë këtij viti. Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat i cili......

Shifrat "paralajmërojnë" sezon të mbarë turistik - Në tre muajt e parë të vitit u regjistruan 1.5 milionë hyrje nga të huajt
Në tre muajt e parë të vitit numri i të huajve që erdhën në vendin tonë u regjistrua në rreth 1.5 milionë, nga 1 milion që ishin në vitin e kaluar. Pra, kemi......

Shqipëria, “magnet” jo vetëm për pushime, por edhe për biznes - INSTAT: Rritje me 64 % e vizitave për qëllime biznesi dhe profesionale
Shqipëria është kthyer në një ‘magnet’ për turistët. Shifrat e instat tregojnë një rritje edhe më të fortë të numrit të vizitorëve këtë vit në krahasim me......

Sa leje ndërtimi u dhanë në tre vitet e fundit? - U shtuan me 12,8% në 2023. Krahas Tiranës, rritje edhe në qytetet bregdetare
Gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri janë miratuar në total 4436 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri......

“Expo Albania”, qendra multifunksionale e Tiranës - Mbërrin në fazën finale konkurrimi për projektin më të mirë
Konkurrimi për projektin më të mirë të qendrës multifunksionale të Tiranës “Expo Albania” ka mbërritur në fazën finale, ku janë dy studio të famshme të......

Balotazh për presidentin e Maqedonisë së Veriut - Në garë më 8 maj, Davkova dhe Pendarovski
Në përfundim të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut në krye është kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, ndjekur nga......

Brukseli përgatitet për rritjen e ekstremit të djathtë- Sondazhi me qytetarët europianë: BE nuk na dëgjon!
Në një kohë kur mijëra kandidatë për zgjedhjet europiane kërkojnë votat e miliona votuesve, e djathta ekstreme po përpiqet të fitojë sa më shumë mandate në......

BE, 289 mln euro për SME-të në Shqipëri - Norma të ulëta interesi kreditimi për rreth 4.400 biznese të vogla e të mesme
Bashkimi Evropian do të shpërndajë një paketë prej 750 milionë euro për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, 289 milionë prej......