BE, 289 mln euro për SME-të në Shqipëri - Norma të ulëta interesi kreditimi për rreth 4.400 biznese të vogla e të mesme

Bashkimi Evropian do të shpërndajë një paketë prej 750 milionë euro për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, 289 milionë prej të cilave do të jenë vetëm për Shqipërinë. Fondi Evropian i Investimeve, si pjesë e Grupit të Bankës Evropiane të Investimeve, ka nënshkruar marrëveshje garancie me 11 banka dhe ndërmjetësues financiarë në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshjet do t'u mundësojnë bankave dhe institucioneve financiare vendase të ndërtojnë një portofol kredish për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në një shumë totale mbi 750 milionë euro, së bashku me një vlerë shtesë që pritet të nënshkruhet në dy muajt në vijim. Financimi do të lehtësojë kreditë me koncesion për rreth 13 000 biznese të vogla, duke mbështetur hapjen e rreth 180.000 vende pune.
Këto burime financiare synojnë të rrisin aksesin në të ardhura midis bizneseve të vogla dhe të përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre ndaj sfidave të vazhdueshme ekonomike, duke krijuar njëkohësisht kushte për zgjerimin e biznesit, punësimin dhe inovacionin.
"Falë kësaj garancie, sipërmarrjet vendase do të përfitojnë nga kreditë me kushte të favorshme, si norma më të ulëta interesi, kërkesa të reduktuara për kolateral dhe maturime më të gjata, në momentet kur nevoja për kredi është e lartë”, u shpreh Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Sa i takon vendeve të tjera të rajonit, Kosova pritet të përfitojë rreth 37 milionë euro kredi me kushte të favorshme për 690 biznese të vogla, duke mbështetur rreth 9500 vende pune. Bosnje dhe Hercegovina 102 milionë euro, Serbia 250 milionë, Maqedonia e Veriut 60 milionë dhe Mali i Zi vetëm 12 milionë euro.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 99% të të gjitha sipërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor dhe punësojnë ndërmjet 50% deri në 80% të popullsisë aktive. Megjithatë, pavarësisht potencialit të madh, SME-të vazhdojnë të përballen me shumë pengesa, duke kufizuar aftësinë e tyre për t'u bërë më konkurruese, veçanërisht në nivel ndërkombëtar.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

BE ndalon ambalazhet plastike një përdorimshe - Duke nisur nga viti 2030. Çfarë përcakton ligji i miratuar nga Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian miratoi një ligj që do të ndalojë disa ambalazhe plastike një përdorimshe si shishet e vogla të shampove në hotele dhe qese të holla......

Google do të paguajë 62 milionë dollarë gjobë - Gjurmoi vendndodhje pa miratimin e përdoruesve
Një shumë prej 62 milionë dollarësh do t'i paguhet një grupi përdoruesish, si rezultat i një hetimi që vërtetoi se Google e ruajti historikun e vendndodhjes së......

Zbulohet një fushë me 10 miliardë fuçi rezerva nafte - Namibia, një tjetër vend që pritet të anëtarësohet në OPEC
Kompania portugeze e naftës ‘Galp Energia’ konfirmoi se ka përfunduar fazën e parë të kërkimit në fushën Mopane në brigjet e Namibisë, duke vlerësuar se ajo......

Nga sot, biletë 5 euro për të hyrë në Venecia - Nuk do të paguajnë qytetarët vendas, por vetëm turistët
Venecia me një biletë, si në kinema. Eksperimenti i një zgjidhjeje që duhet të menaxhojë valët e turistëve që zbresin në qytet në prag të sezonit veror ka......

Dobësohet Dollari dhe Franga ndërsa Euro dhe Paundi rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 948 lekë nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Miratohet plani 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor - Parlamenti Europian votoi me 517 vota vendimin
Parlamenti europian miratoi planin 6 miliardë euro për nxitjen dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor me 517 vota pro. Me Planin për rritje të......

Bashkëpunimi rajonal në bujqësi - Denaj: Duhet rrjetëzim i fermerëve, forcon ekonominë rurale dhe rrit sigurinë ushqimore
Mbi 90 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania, etj. u bënë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të......

Amerikanët dhe nordikët, interes për të blerë prona tek ne - “Jo vetëm për turizëm”, Beti: Të huajt shohin Shqipërinë si investim dhe banim
Ndërtimi në Shqipëri është një nga ata sektorë i cili po vijon me rritje të shpejta, gjë e cila ka bërë që të huajt të shfaqin interes për të blerë prona apo......