Europa Postuar më 25 Prill 2024, 12:44

Nga sot, biletë 5 euro për të hyrë në Venecia - Nuk do të paguajnë qytetarët vendas, por vetëm turistët

Nga SCAN TV
Nga sot, biletë 5 euro për të hyrë në Venecia - Nuk do

Venecia me një biletë, si në kinema. Eksperimenti i një zgjidhjeje që duhet të menaxhojë valët e turistëve që zbresin në qytet në prag të sezonit veror ka nisur të enjten. Për të hyrë në qytetin historik nga ora 8.00 deri në orën 16.30, turistët duhet të paguajnë një biletë. Nga 1 qershori, një rregull vendos gjithashtu një kufi për grupet turistike, maksimumi 25 persona në të njëjtën kohë dhe një ndalim të altoparlantëve të përdorur nga guidat. Pika qendrore e kontrolleve do të jetë dhoma e kontrollit Smart të Bashkisë, ku konvergojnë pamjet nga të gjitha kamerat dhe të dhënat nga sensorët e numërimit të njerëzve.

Venecia bëhet kështu qyteti i parë i artit që eksperimenton për hyrjen në qendrën historike, 5 euro për të gjithë ata turistë "të përditshëm", të cilët nuk duan të heqin dorë nga vizita në sheshin San Marco nga 1 maji deri më 15 gusht.

Në ditën e parë të testimit të biletës së hyrjes për në Venecia, mbi 80 mijë persona regjistruan prezencën e tyre në qytet. Megjithatë, vetëm 7 mijë, ose një në dhjetë, sipas të dhënave të përditësuara, kanë paguar kuponin 5 euro për të hyrë në qendrën historike.

Të gjitha akseset e tjera janë për personat e përjashtuar nga taksa (qytetarë venecianë, punëtorë, studentë dhe kategori të tjera), të detyruar të regjistrohen në platformën online, por jo të paguajnë. Ndër këta, 30.300 janë vizitorë të ambienteve akomoduese, 9.450 janë venecianë.

Por nga llogaritë e kryera rezulton se do të kushtojë më shumë për të operuar sesa të ardhurat që do të gjenerojë kjo skemë e re. Ndërsa, drejtuesit vendore shprehen se  më në fund do të ketë një numër thuajse të saktë të vizitorëve që mbërrijnë në qytetin historik.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat