Amerikanët dhe nordikët, interes për të blerë prona tek ne - “Jo vetëm për turizëm”, Beti: Të huajt shohin Shqipërinë si investim dhe banim

Ndërtimi në Shqipëri është një nga ata sektorë i cili po vijon me rritje të shpejta, gjë e cila ka bërë që të huajt të shfaqin interes për të blerë prona apo apartamente në Shqipëri. Por nga cilat shtete janë ata të huaj të cilët kanë investuar në prona dhe apartamente në Shqipëri?
Orgest Beti Agjent Imobiliar; “Si zakonisht kampion mbajnë italianët, pasuar nga polakët, çekët, së fundmi shikojmë shumë Europën Qëndrore, Gjermaninë, Francën por kemi një numër të shtuar turistësh amerikanë, nordik së fundmi. Mund të flasim për një numër të konsideruar turistësh të cilët tashmë Shqipërinë nuk e shohin si një mundësi për pushime por e shikojnë dhe si një mundësi shumë të mirë investimi dhe banimi”
Sipas Betit, tashmë është periudha më e favorshme që të huajt bëjnë më shumë investime në prona të patundshme.
“Çdo vit kemi një rritje 5-10%, që është një rritje progresive në vit, numri i shitjeve i apartamenteve në këtë periudhë është maksimal për shkak se bëhet gati për fillimin e sezonit, fillojnë t’i blejnë që në këtë fazë që më pas t’i bëjnë mobilimin dhe më pas në korrik gusht po themi, kthehen dhe i bëjnë pushimet e tyre”.
Por sa kohë ka që të huajt frekuentojnë Shqipërinë për të blerë prona?
“Zakonisht turistët e parë kanë ardhur rreth viteve 94’-95’. Periudha që ka pasur bumin më të madh e ka flasim pas vitit të pandemisë, pas vitit 2021, deri tani në 2024 ne shohim një rritje progresive.”
Sipas Betit, periudha që ka më shumë fluks për blerje apartamentesh në zonën e bregdetit është nga marsi deri në maj, që kryesisht shfrytëzohen për pushime. Por për ata persona që i marrin për investime, blejnë pas shtatorit që t’i rifusin në treg, ose i japin me qira.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Si llogariten shpenzimet për profesionet e lira? - Tatimet: Në detyrimet dërguar bizneseve janë bërë zbritjet përkatëse
Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit......

Shqiptarët po përdorin më shumë kakao?! - Importi i këtij produkti në mars, shumë pranë rekordit historik
Nga një analizë e detajuar e të dhënave të tregtisë së jashtme rezulton se muaji mars i këtij viti ka prekur shifrën e dytë më të lartë të importit të kakaos......

“250 milionë euro në vit për rritjen e pensioneve” - Fatura financiare për propozimin e PD, Teliti: Preken 45% e pensionistëve
Rreth 250 milionë euro në vit është efekti financiar i propozimit të bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për rritjen e pensioneve në 18 mijë......

70% reduktim kamatvonese për borxhlinjtë e energjisë - OSHEE: Në 3 javë kanë përfituar 340 klientë familjarë
Që nga nisja e aplikimit të skemave të reja për likujdimin me këste të detyrimeve të prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë......

Si janë shpërndarë paratë e BE për bujqësinë shqiptare? - IPARD II, u financuan 513 projekte. U hapën mbi 1 mijë vende të reja pune
Mbështetja financiare në bujqësi nga fondet e Bashkimit Europian, përmes programit IPARD II ka i ka ardhur në ndihmë afo 513 bizneseve në të gjithë vendin. Në ......

Rregulla të reja për ofruesit e shërbimeve në turizëm - Ndryshimet ligjore, rregullim i veprimtarisë së subjekteve të strukturave akomoduese
Në prag të sezonit turistik veror, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur rregulla të reja për subjektet që ofrojnë shërbime për pushuesit. Në Fletoren......

Tatimi mbi fitimin e bizneseve merr “kthesë” të fortë - Buxheti arkëton 30 milionë euro më pak në tre muaj , efekti nga taksa e energjisë
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin kanë marrë një kthesë të fortë, ndërkohë që deri më tani regjistroheshin në rritje të vazhdueshme.......

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e ri - Në garë edhe dy kandidatë shqiptarë, Osmani dhe Taravari
Sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbahen zgjedhjet presidenciale. Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për President të......